RTV Ora - Debati në KQZ për 30 qershorin/ Zguri: Të hapen kutitë; Biba: Të fala Gaz Bardhit

  • 5 years ago
#rtvora

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë rrëzuar kërkesën e kreut të KQZ-së, Klement Zguri për hetim administrativ të zgjedhjeve dhe hapjen e kutive të votimit.

Denar Biba, Edlira Jorgaqi dhe Bledar Skënderi janë përfshirë në debat, pasi sipas tyre kërkesa e Zgurit për hapjen e kutive hidhte në erë procesin zgjedhor të 30 qershorit.

"Ky propozim është hedhje në erë e të gjithë procesit zgjedhor",- kështu i është drejtuar Biba - Zgurit, i fundit ky që i është përgjigjur se atë personalisht nuk e hidhte askush në erë.

Biba i është kundërpërgjigjur Zgurit se atë nuk ka perëndi ta hedhë në erë dhe me ironi i kërkon që ti bëjë të fala Gazmend Bardhit.

Klement Zguri: Për shkak të këtyre paqartësive deklarova që KQZ të ndërmerrte hetim administrativ. I bëj thirrje kolegëve të mi, duke besuar që kjo që po kërkoj dhe nëse biem dakord ajo që do të bëjmë ndihmon në rritjen e transparencës dhe në risjelljen e besimit të publikut në procesin zgjedhor. Propozimin e kam në tavolinë dhe kolegët do duhet të japin mendimin e tyre qoftë edhe nëpërmjet votës.

Kam gjithë të drejtën për të bërë analizën dhe për të thënë, që i gjithë procesi u vëzhgua nga 4 komisionerë të një ane. Kam gjithë të drejtën jo vetëm unë, por gjithë të tjerët të jenë mosbesues. Procesverbalet e mbylljes së qendrave të votimit dhe listat ku kanë votuar njerëzit, ku tregohet qartësisht se sa persona kanë votuar janë dokumentat e duhura për hetimin administrativ.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kqz-rrezon-kerkesen-e-zgurit-hetim-administrativ-te-zgjedhjeve

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended