Shqipëria i mbyll derën Kinës, miraton marrëveshjen me SHBA në për rrjetin 5G
  • 4 years ago
TIRANE-Qeveria shqiptare ka miratuar në parim memorandumin e mirëkuptimit me qeverinë amerikane për sigurinë 4G dhe 5G. Në vendimin e miratuar sot nga qeveria shqiptare nuk jepen detaje për shkak se është një cështje e sigurisë kombëtare, por theksohet se me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, këshilli i ministrave ka miratuar memorandumin me SHBA-në.

Në muajt e fundit pasur një debat për rrjetin 5G, por si qëndron e vërteta? SHBA-ja në të gjithë Europën, Perëndimin ka bërë një fushatë kundër teknologjisë kineze ne fushën e telekomunikacionit, veçanërisht kundër kompanisë kineze Huawei. Në Shqipëri rastisi që fushata koincidoi me lancimin e rrjetit 5G nga një operator privat. Rrjetin 5G nuk e ka në dorë qeveria, por kompania që ka blerë frekuencat e liruara nga televizionet, që më pas janë shitur nga AKEP. Lancimi i rrjetit 5G për të cilin nuk përdoret Huawei në Shqipëri, por teknologjia perëndimore duke respektuar politikën europiane.

Ambasada amerikane në mënyrë të vazhdueshme e ka shprehur shqetësimin që të mos lidhet marrëveshje me kompani kineze nga ana e operatorëve shqiptarë. Pak javë më parë e ngarkuara me punë e SHBA-së Tiranë Leyla Moses-Ones deklaroi në konferencën 'Demokracia përballë rrezikut të teknologjisë' se Shqipëria është e palëkundur në partneritetin me Amerikën duke ua bërë të qartë disa vendeve, referuar Rusisë apo Kinës, se disa gjëra nuk janë në shitje. 

Ndërkohë që ish këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ish-Komandanti Suprem i Forcave të NATO-s në Europë James Jones e kishte të drejtpërdrejtë mesazhin për autoritetet shqiptare sa i përket rrjetit 5G kur tha se liderët shqiptar duhet të bëjnë zgjedhjen e tyre dhe sot qeveria ka firmosur marrëveshjen në parim me SHBA-në për rrjetin 5G.
Recommended