Top News - 180 mln euro nga BE/ Qeveria miraton marrëveshjen

  • 3 years ago
Qeveria ka miratuar marrëveshjen me Bashkimin Evropian për Ndihmën Makro-Financiare për Shqipërinë në shumën prej 180 milion euro, si pjesë e mbështetjes së ofruar për vendet e Ballkanit Perendimor për përballimin e pandemisë së covid 19. Vendimi në fjalë i BE-së u mor në 25 maj në formën e një huaje të butë, me normë indikative të interesit rreth 0.5% me kushtet aktuale të tregjeve financiare. Edhe ambasadori i BE Luigi Soreca, permes një postimi në Tëitter thote se marrëvesha është mbështetje për Shqipërinë në përballimin e krizës së paprecedentë të Covid 19. Qëllimi i kësaj asistence është lehtësimi i kufizimeve të financimit të jashtëm të vendit, lehtësimi i bilancit të pagesave dhe nevojat buxhetore, të forcojë pozicionin e rezervës valutore dhe të ndihmojë vendin të adresojë sfidat aktuale të jashtme dhe financiare. Rishikimi i buxhetit nga Qeveria dhe Ministria e Financave ka synuar alokimin e fondeve në mbështetje të amortizimit të efekteve të COVID 19. Parashikimet afatmesme për indikatorët makroekonomikë dhe shpenzimet buxhetore synojnë një përfshirje më të gjerë sociale, mbështetje në procesin e rindërtimit ndihmë për shtresat në nevojë, dhe stimulim të ekonomisë në procesin e rimëkëmbjes.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LuigiSoreca#Government#TopChannel

Recommended