RTV Ora - KQZ refuzon ankimimet e Bindjes, miraton rezultatet për Kamzën dhe Korçën

  • 5 years ago
#rtvora

KQZ i ka dhënë më shumë kohë Bindjes Demokratike që të arsyetojë ankimimet e saj për votat e 30 qershorit, pasi sipas nënkryetarit të komisionit kërkesa është e bazuar në bindje dhe jo në fakte. Ndërkohë që janë miratuar tabelat e Kamzes, Instituti i Studimeve Politike i kërkon llogari KQZ se pse ka shifra paradoksale në Bashkinë Elbasanit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kthyer mbrapsht ankimimet e Bindjes Demokratike për votimet e 30 Qershorit ndërsa ka miratuar rezultatet e Kamzës dhe Korçës.

Komisioni i ka lënë afat partisë së Astrit Patozit orën 12:00 të ditës së hënë që të plotësojë argumentet për ankimim, pasi sipas nënkryetarit Denar Biba të gjitha kërkesat janë copy paste, madje duke marrë shembullin Kamzën që tabela e rezultateve u miratua një ditë pas depozitimit të ankimimit.

Ndërsa Klement Zguri u shpreh se në 30 qershor i gjithë arsyetimi ka të bëjë më pasigurinë e numri të votuesve.

Por kritika të ashpra ndaj KQZ ka patur edhe instituti i studimeve politike. Çfarë po ndodh me votimet e 30 qershorit? Sipas këtij institutit të dhënat e KQZ janë paradoksale duke dhënë si shembull tabelën për kryetar dhe këshillat bashkiak të Elbasanit. Siç shihet nga tabela, në vendimin e KQZ thuhet se në kutinë e votimit u gjenden 35,618 vota, nga të cilat 2,089 dolën të pavlefshme dhe 44 fletë të hedhura gabim, ndërkohë që fletë të vlefshme KQZ shpall 38,479 ose 2,861 vota më shumë sesa fletët e votimit të gjetura në kuti.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kqz-refuzon-ankimimet-e-bindjes-miraton-rezultatet-kamzen-dhe-korcen

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended