RTV Ora - KQZ regjistron Arben Skënderin kandidat për Tiranën, debate mes Ivi Kasos dhe Denar Bibës
  • 5 years ago
#rtvora
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar sot Arben Skënderin si kandidat për kryetar bashkie në Tiranë, nga radhët e partisë Bindja Demokratike.

Skënderi u votua me 4 vota pro nga mazhoranca dhe një votë kundër nga kryetar i KQZ, Klement Zguri, i cili kërkoi verifikimin e vërtetimeve.

Arben Skënderi do ketë përballë kandidatin e PS dhe kryebashkiakun aktual Erion Veliaj.

Gjatë mbledhjes për regjistrimin e kandidatëve të partisë Bindja Demokratike ka pasur edhe debate mes anëtarit të KQZ, Denar Biba dhe përfaqësuesit të PD Ivi Kaso.

Kaso: Nuk është çështje sfide, sepse vendimet që i merrni keni përgjegjësi publike. Çdo vendimmarrje e juaj shënohet, monitorohet dhe pjesë e një raporti monitorimi.

Biba: Pamundësia juaj për të goditur vendimmarrjen tonë vërteton katërcipërisht atë që unë them që ju nuk keni interes të ligjshëm.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kqz-regjistron-arben-skenderin-kandidat-kryebashkiak-ne-tirane
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended