PD në mbledhjen e KQZ, RTV Ora zbardh debatin mes Denar Bibes e Njazi Kosovrastit

  • 5 years ago
#rtvora

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Njazi Kosovrasti ka debatuar me nënkryetarin e KQZ-së Denar Biba në seancën e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Gjatë debatit Biba i tha se i dukej e tepruar intensiteti i pyetjeve nga përfaqësuesi ligjor i PD-së për faktin që ky subjekt zgjedhor nuk është registruar në zgjedhje.

Kosovrasti në kundërpërgjigje i tha se nuk kishte punë ai dhe se pjesëmarrjen e tij në mbledhjet e KQZ ia lejojnte Kodi Zgjedhor.

Denar Biba: Intensiteti i pyetjeve më duket pak e tepruar. Duke mos qenë subjekt zgjedhor, me mirëdashje.

Njazi Kosovrasti: Nuk kam lidhje me mirëdashjen, kam lidhje me Kodin Zgjedhor. Nëse ky instensitet është në kundërshtim me Kodin atëherë.

Denar Biba: Vlerësoj se duke mos qenë subjekt zgjedhor.

Njazi Kosovrasti: Merrni vendimin që PD të marrë pjesë në zgjedhje, ose të marrë pjesë e të mos flasë.

Denar Biba: Jeni subjekt zgjedhor, jeni regjistruar për zgjedhjet e 30 qershorit

Njazi Kosovrasti: Jo, e çdo të thotë kjo. Por kam një nen. Unë jam parti parlamentare dhe si e tillë më takon të marr pjesë në KQZ dhe meqë ju dëshironi po ju citoj Kodin Zgjedhor.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pd-ne-mbledhjen-e-kqz-rtv-ora-zbardh-debatin-mes-denar-bibes-e-njazi-kosovrastit
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended