KQZ rrezon kerkesen e PD-LSI per anetare ne KZAZ

  • 5 years ago
Maxhoranca në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka refuzuar kërkesën e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për anëtarë në Komisionet  Zonalë të Administrimit Zgjedhor.

Votën kundër 4 anëtarët e maxhorancës e argumentuan me faktin se këto dy parti nuk janë subjekt zgjedhor dhe as parti parlamentare.

Rezarta Bitri, anëtare e KQZ-së: Është kusht që partitë të jenë subjekt zgjedhor për të pasur komisionerë.

Bledar Skenderi, anetar i KQZ-së: Nuk kanë të drejtë ligjore për të çuar komisionerë.

Por përfaqësuesi ligjor i demokratëve, Ivi Kaso paralajmëroi padi penale, duke denoncuar tentativa që sipas tij maxhoraca po bën për të ushtruar presion ndaj anëtarëve të KQZ-së që të mos regjistrojnë komisionerët e opozitës.

Ivi Kaso, përfaqësues ligjor i PD-së: Anëtarët e KQZ të mos bien pre e presioneve. Ju paralajmëroj se nëse nuk udhëhiqeni nga ligji, do të ballafaqoheni me forcën e ligjit dhe me përgjegjësi penale në rast të shpërdorimit të detyrës.?

Denar Biba, nënkryetar i KQZ-së: Nuk bëre thirrje, bëre shantazh!

Një tjetër përplasje verbale mes palëve ishte edhe data e zgjedhjeve lokale.

Denar Biba, nënkryetar i KQZ-së: Do të kemi zgjedhje në 30 qershor?

Ivi Kaso, përfaqësues Ligjor i PD-së: Jo.

Denar Biba, nënkryetar i KQZ-së: Atëherë, pse doni komisionerë në zgjedhje?

Ivi Kaso, Përfaqësues Ligjor i PD-së: Komisionerët do të jenë aty për të zbatuar ligjin. Ka ankesa e denoncime. KZAZ janë të mbushura me paligjshmëri, me qëllim të qartë të partisë shtet, e cila dhe e vetme në garë shkel afatet e deri tek emërimi i një opozite fasadë.

Pas rrëzimit të emrave të komisionarëve të PD dhe LSI pritet që KQZ të marrë një vendim për zëvendësimin e tyre.

Tv Klan

Recommended