TV Ora - PS i përgjigjet thirrjes së KQZ: Sot dorëzojmë emrat e propozuar për KZAZ-të

  • 5 years ago
#tvora #taulantballa
Partia Socialiste iu është përgjigjur thirrjes urgjente të KQZ për dorëzimin e emrave të propozuar për KZAZ-të. Në një deklaratë për mediat, Taulat Balla tha se emrat do dorëzohen brenda ditës së sotme.

Taulant Balla: "Brenda diitës së sotme do të dorëzojmë në KQZ emrat e anëtarëve të rpopozuar nga PS për KZAZ. Çdo parti politike ka detyrimin për t'iu përgjigjur afatit të depozitimit."

Ndërsa për sa i përket emrave të kandidatëve për kryebashkiakë, kryetari i grupit parlamentar të PS tha se listat do bëhen publike së shpejti.

Taulant Balla: "Jemi konsultuar me qytetarët për listat e kandidatëve për kryebashkiakë. Në një pjesë të madh procesi i zgjedhjes së kandidatëve ka përfunduar. Së shpejti do bëjmë publike listat."

Ndërsa shtoi: "Nuk besoj se PD do marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit."

KQZ sot u bëri thirrje partive politike të dorëzojnë urgjentisht emrat e propozuar për anëtarët e KZAZ pasi 18 marsi është afati i fundit.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ps-i-pergjigjet-thirrje-se-kqz-balla-sot-dorezojme-emrat-e-propozuar-kzaz-te
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora Neës" on YouTube Channel for TV Shoës HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended