RTV Ora - Opozita pas takimit me Komisonin e Venecias Rama kërkon ta tërheqë në lojën e turpshme
  • 5 years ago
#rtvora
Delegacioni i Komisionit te Venecias u takua me perfaqesues te opozites.

Oerd Bylykbashi deklaroi: Parlamenti përpiqet që të tërheqë Komisionin e Venecias në lojën e tij të turpshme për të kapur të gjithë pushtetet përfshi dhe Presidentin e Republikës"
Komisoni i Venecias zbarkon në Tiranë

Sot dhe nesër, Komisioni i Venecias do të zbarkojë në Tiranë, në një vizitë faktmbledhëse dhe konsultative, mbi arsyet pse kërkohet shkarkimi i presidentit Ilir Meta.

Komisioni publikoi axhendën e takimeve që ekspertët e delegacionit do të zhvillojnë në kuadër të përgatitjes së opinionit mbi kompetencat që Presidenti ka në proceset zgjedhore.

Ekspertët europianë kanë parashikuar të takohen në Kuvend me përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës parlamentare.

Gjithashtu takime do të kenë me Presidentin, Kryeministrin, Ministrin e Brendshëm dhe përfaqësues të KQZ-së.

Ekspertët ligjorë europianë në axhendën e takimeve kanë parashikuar edhe një takim me përfaqësues të PD-së dhe LSI-së që tashmë janë jashtë Parlamentit.

Takimi është planifikuar më 10 shtator, në ora 08: 00 me dy përfaqësuesit e opozitës Oerd Bylykbashi dhe Klajda Gjosha.

Venecia vjen në Tiranë një ditë pasi Kreu i Shtetit raportoi në Komisionin Hetimor të ngritur nga mazhoranca për shkarkimin e tij.

Institucioni europian u vu në lëvizje nëpërmjet një letre që Kuvendi i Shqipërisë i drejtoi për t'i marrë opinion nëse Presidenti e ka shkelur Kushtetutën me dekretin për anulimin e 30 qershorit.

Në letrën e firmosur nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, Komisionit të Venecias i kërkohet opinion për 8 çështje kushtetuese, kryesisht mbi rolin që ka Presidenti në regjimet parlamentare në raport me proceset zgjedhore.

Pas vizitës në Tiranë, ekspertët e Komisionit të Venecias pritet të hartojnë një opinion paraprak, ndërsa opinioni përfundimtar do të miratohet më 12 tetor.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/komisoni-i-venecias-zbarkon-te-tirane-shkarkimin-e-ilir-metes

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended