Report TV - Basha pas takimit me Komisionin e Venecias: Vendi në krizë politike dhe kushtetuese!

  • 4 years ago
TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha ka riktheksuar edhe njëherë pas përfundimit të takimit me Komisionin e Venecias se vendi është në krizë të thellë politike dhe kushtetuese dhe se se duhen zgjedhje të lira dhe një parlament i dalë nga vota e qytetarëve për të dalë nga kjo krizë.Basha tha se qeveria miratoi një sërë masash të reja ligjore pa pritur mbërritjen në Shqipëri të Komisionit të Venecias, duke kërcënuar edhe njëherë pronën, jetën dhe të drejtat e qytetarëve.

Kreu i PD deklaroi se nëse pala tjetër do vazhdojë të vendosë interesat e pushtetit të vet kundër qytetarëve, opozita do të marrë vendimet për t'u përballur me ata që ai i konsideroi si 'pengmarrës të vendit'. "Takimi me ekspertët e Venecias ishte shumë i frytshëm. Shqipëria është në një krizë të thellë kushtetuese dhe politike. Lëvizjet që e tregojnë këtë janë miratimi pa pritur opinionin e Venecias të masave të tjera që çojnë në kapjen e shtetit. Të drejtat e qytetarëve janë të kërcënuara, prona dhe jeta është e kërcënuar sepse shteti sot nuk është i shqiptarëve por i një grupi oligarkësh dhe kriminelësh që së bashku kanë kapur zgjedhjet parlamentin, bashkitë, gjykatat. Kjo nuk është demokraci. Ky nuk është shtetit shqiptar. Ndaj me komisionin e Venecias diskutuam për problematikën që është rënduar nga muaji në muaj. Rruga e daljes është e qartë, të kthehet legjitimiteti i institucioneve, të kemi një parlament që del nga vota e qytetarëve, një parlament dhe një qeveri që e ka fatin të lidhur me qytetarët do i shërbejë qytetarëve. Kjo është zgjedhja sot para shqiptarëve. Do vazhdojmë me Shqipërinë e 12 kriminelëve dhe oligarkëve apo do kthejmë Shqipërinë e shqiptarëve përmes zgjedhjeve të lira.

Recommended