Pronat/ PD takim me Komisionin e Venecias - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ish-deputetët e PD, Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashi zhvilluan këtë të enjte një takim me delegacionin e Komisionit të Venecias ku I informuan në lidhje me çështjen e pronave.Ish-deputetja Tabaku, në një prononcim për mediat pas takimit, deklaroi se çështja e pronave është përkeqësuar akoma më shumë gjatë qeverisjes së kryeministrit Rama. Tabaku akuzoi qeverinë se ka miratuar ligje antikushtetuese që bien ndesh me të drejtat e pronarëve.?Duhet të kemi parasysh se këtu po kalojmë në një nivel të ri, qeveria nga 2013 e këtej është sigurisht duke shkelur të drejtat e pronarëve nga njëra anë, por nga ana tjetër duke hartuar edhe ligje që krijojnë norma të paprecedentë për vende të tjera të rajonit. Çështja e pronave është vendosur në fokus si pjesë e kritereve që duhen plotësuar si kritere për hapjen e negociatave por shqetësimi jonë mbetet e drejta e për të respektuar pronarin. Ne patëm mundësi që të reflektojmë dhe të shfaqim njëkohësisht edhe vizionin që ka Partia Demokratike për çështjen e pronës. Diskutuam mundësinë se si mund të zgjidhet dhe diskutuam që prona është një e patjetërsueshme dhe të drejtën e pronës nuk e merr dot askush, as Edi Rama.?Por sipas Bylykbashit, problem për çështjen e pronave në Shqipëri ngelet bllokimi I Gjykatës Kushtetuese. Problem që sipas tij, iu vu në dukje edhe delegacionit të Komisionit të Venecias.?Interesi publik është respektimi i Kushtetutës dhe të drejtave që pronarët shqiptarë kanë dhe u bëmë të qartë që fikja dhe eleminimi i Gjykatës Kushtetuese dhe bllokimi tashmë i sistemit të drejtësisë për të vënë në vend të drejtat e pronarëve qoftë për sa i përket aspektit kushtetues apo të drejtave të tyre ligjore është i qëllimshëm në kuadër të këtij mekanizmi, që pronarët të mos kenë mundësi të ankohen në Gjykatë Kushtetuese dhe në gjykatë kundër padrejtësive të ligjit?
Recommended