RTV Ora – Nuk ka reformë zgjedhore për zgjedhjet vendore të 30 qershorit
  • 5 years ago
#rtvora
Në zgjedhjet vendore të 30 qershorit do të shkohet me kodin aktual zgjedhor. Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri, tha se reforma zgjedhore do të jetë e vlefshme vetëm për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Gjiknuri tha se do të bëjnë amendim për ti krijuar mundësi PD-së që përmes një vëzhguesi të propozojë ndryshime. Do të kenë edhe të drejtë vetoje.

Gjiknuri: Të gjitha ndryshimet që kanë të bëjnë me rekomandimet e OSBE-ODIHR do të jenë të vlefshme për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe jo për zgjedhjet vendore pasi tashmë jemi në fazën e implementimit dhe organizimit të këtyre zgjedhjeve. Ne do ti krijojmë mundësi PD përmes një vëzhguesi special të atashuar pranë Komisionit që ka të drejta të plota si bashkëkryetari. PD nuk i humb të drejtat e saj qoftë për të propozuar ndryshime apo për të miratuar ndryshime që bëhen aty.

Pavarësisht se janë jashtë Kuvendit kanë një dritare të hapur për të komunikuar me mazhorancën në mënyrë që të kalojmë një kod konsensusal. Në çdo kohë që PD vendos të ulet në tavolinë për të ndryshuar kodin zgjedhor, edhe sikur të kërkojnë zgjedhje të parakohshme, kërkohen patjetër ndryshime të kodit zgjedhor dhe PD e ka këtë hapësirë. Ne i bëjmë thirrje ta shfrytëzojë këtë mundësi që ta shtyjmë përpara këtë proces.

Sakaq vota e emigrantëve dhe çështjet e financimeve të partive politike do diskutohen pas zgjedhjeve vendore.

Partia Socialiste i ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën për zgjatjen me tre muaj(deri më 5 maj) të afatit të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Në kërkesën që mban firmën e kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla kërkohet gjithashtu caktimi i Damian Gjiknurit si bashkëkryetar i Komisionit të reformës dhe Blerina Gjylametit anëtare.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/nuk-ka-reforme-zgjedhore-zgjedhjet-vendore-te-30-qershorit
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended