RTV Ora - Zgjedhjet vendore, ja politikanët që kanë votuar
  • 5 years ago
#rtvora #zgjedhjete30qershorit
Votimet për të 61 bashkitë janë realizuar pa opozitën, por në qëndrimin e dhënë për mediat, kryetari i kuvendit Gramoz Ruçi, pasi ka bërë zgjedhjen e tij, ka bërë thirrje për reflektim.

Ruçi: Mbaroi kjo dhe e nesërmja do të vazhdojë një ditë normale. Sigurisht që nuk do të mbarojë me këto zgjedhje. Do vazhdojnë përpjekjet dhe shpresoj dhe besoj që klasa politike shqiptare, që ditën e hënë, as ata që vendosën verdiktin e tyre për të mos marrë pjesë në zgjedhje, duhet të fillojnë të bëjnë analizën e tyre.

Ish presidenti Alfred Moisiu po ashtu ka bërë thirrje për gjetjen e rrugës së dialogut

Moisiu: Kam bindjen që politikanët shqiptarë do ti thërrasin mendjes nuk ecet kështu.

Pandeli Majko e ka konsideruar të drejtën e opozitës për të marrë pjesë në votime, por u shpreh se nuk është e njëjta situatë si e para viteve 1990.

Majko: Ata që kundërshtonin votat para '90 futeshin në burg.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nënvizoi se nuk ka presione ndaj zgjedhësve.

Lleshaj: Zgjedhjet po zhvillohen në të gjithë vendin të lira, të qeta, në një atmosferë shumë të mirë. Ftoj të gjithë qytetarët që përveç pjesëmarrjes të mundohen për mbajtjen e këtij ambjenti të qetë në mënyrë që secili të mund ta ushtrojë të drejtën dhe përgjegjësinë e tij në këtë ditë të rëndësishme.

Edhe drejtuesit e ?Bindjes? kanë bërë zgjedhjen e tyre, ndërsa opozita vazhdoi bojkotin në pritje të zbatimit të dekretit të presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve në 13 tetor.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/zgjedhjet-vendore-ja-politikanet-qe-kane-votuar
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended