RTV Ora - Basha harron "Rama ik": Zgjedhjet e 13 tetorit, për qytetarët
  • 5 years ago
#rtvora

Kreu i PD, Lulzim Basha është i bindur se në 13 tetor duhet të ketë zgjedhje të reja. Ashtu siç ka deklaruar edhe Presidenti, 13 tetori duhet të jetë dita për të zhvilluar 3 palë zgjedhje, duke zgjidhur ngërçin politike.

Duke zbuluar disa detaje nga takimi me Presidentin, Basha bëri këtë deklaratë.

Basha: Kreu i shtetit mendon se 13 tetori është një mundësi për daljen nga kriza politike, përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, zgjedhjeve lokale dhe sic është shprehur politikisht edhe përmes zgjedhjeve presidenciale që nënkupton ndryshimet kushtetuese.

Duke vlerësuar maksimalisht qëndrimin e presidentit dhe shqetësimin e tij, i kam bërë të qartë që PD dhe opozita e bashkuar janë në këtë betejë për njerëzit. Që zgjedhjet e ardhshme, ndryshe nga farsa e 30 qershorit duhet të jenë për njerëzit dhe jo për partitë, dhe aq më pak për Ymer Lalët dhe shokun e tyre, bab lokun e madh dhe oligarkët. Në këtë funksion opozita është e gatshme të ndërmarrë çdo hap për ti garantuar shqiptarëve të drejtën e votës që është dhunuar dhe tjetërsuar përtej çdo përfytyrimi.

Në 30 qershor Edi Rama nuk i rezistoi dot tundimit për të vjedhur edhe një proces ku kandidonte vetë, numëronte vetë, tabulonte vetë dhe për të garantuar përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme një qeveri që buron nga njerëzit dhe që i shërben njerëzve.

Ndërsa për takimin e aleatët, Basha tha se është diskutuar për aksionin e mëtejshëm politike, që sipas kreut të PD do të jetë në disa rrafshe.

Basha: Sot në takimin me opozitën kemi diskutuar për hapat e mëtejshëm që do të hidhen në aksionin tonë politik në të gjitha rrafshet në raport me njerëzit, në raport me faktorin ndërkombëtar dhe në raport me zgjidhjet që presin dhe do ti ofrojmë qytetarëve.

Kemi diskutuar gjerë e gjatë për emergjencën ekonomike ku ndodhet vendi. Sepse një nga mëkatet më të mëdha, një nga fajet më të mëdha të kësaj bande që na qeveris është se duke tërhequr opozitën në betejën parimore për vlerat themelore të lirisë dhe demokracisë, të luftës kundër krimit dhe drogës, ia ka dalë ti vërsulet Shqipërisë, buxhetit të saj, pasurive të saj, ta vjedhë dhe grabisë qytetarin e thjeshtë, pasuritë e këtij vendi dhe ta zhysë ekonominë në ditën e saj më të zezë në të paktën dy dekada.

Ndaj bashkërisht kemi diskutuar për platformën tonë ekonomike, për zgjedhjet ekonomike që shqiptarët meritojnë dhe do të kenë me fitoren e opozitës së bashkuar, e cila tashmë jo vetëm përmes studimeve të opinionit publik, por edhe përmes referendumit të 30 qershorit është konfirmuar si mazhoranca e re politike.



Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/basha-zgjedhjet-e-13-tetorit-do-jene-qytetaret

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http...
Recommended