RTV Ora- Meta fton partitë në zgjedhjet e 13 tetorit: Çdekretimi i 30 qershorit kushtetues
  • 5 years ago
#rtvora
Pak orë para seancës parlamentare për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, kreu i Shtetit ka bërë një shpjegim ligjor të situatës së krijuar pas 30 qershorit, duke dhënë edhe mendimin e tij për zgjidhjen e krizës.

Në këtë sqarim, Kreu i Shtetit kujton se ka anuluar datën 30 qershor si datë të zhvillimit të zgjedhjeve vendore, mbështetur tërësisht në dispozitat e Kushtetutës.

Ilir Meta: Ky Dekret për anulimin e datës 30 qershor 2019 si ditë e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, deri në ditën e sotme nuk është kundërshtuar nga ndonjë forcë politike apo nga ndonjë subjekt tjetër politik ose jo politik përpara ndonjë gjykate në Republikën e Shqipërisë përfshi këtu edhe Kolegjin Zgjedhor.

Presidenti vëren se edhe pse Kolegji Zgjedhor vendosi rrëzimin e padisë së Partisë së Unitetit Kombëtar, ky vendim nuk prek aspak vlefshmërinë e Dekretit që anulon 30 qershorin.

Meta i referohet edhe gjetjeve të misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR, ndërsa thotë se gjërat u bënë edhe më komplekse për shkak të mungesës së një Gjykate Kushtetuese, e cila është i vetmi organ i mandatuar për të vendosur në lidhje me kushtetutshmërinë e dekreteve të Presidentit.

Ilir Meta: Për pasojë e gjithë veprimtaria zgjedhore e organizuar dhe zhvilluar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më datë 30 qershor 2019 është një proces votimesh tërësisht i paligjshëm, antikushtetues dhe që nuk krijon asnjë pasojë juridike, pasi veç të tjerave data 30 qershor 2019, nuk ekziston ligjërisht si një datë zgjedhjesh për organet e qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë.

E përsa kohë Presidenti ka të drejtën e dekretimit të datës së zgjedhjeve, Meta vë në dukje se zgjedhjet vendore janë më 13 tetor, ky akt është në fuqi dhe i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë.

Në fund të sqarimit Presidenti ka një thirrje për të gjthë.

Ilir Meta: Duke vënë në dukje këtë situatë të qartë ligjore se nuk ekzistojnë ligjërisht zgjedhjet e 30 qershorit dhe duke ritheksuar se dekreti i 13 tetorit është një mundësi e shkëlqyer për të garantuar zgjedhje vendore gjithëpërfshirëse dhe demokratike, Presidenti i Republikës i fton të gjithë të mos thellohen në rrugën e paligjshmërisë, njëanshmërisë dhe konfliktualitetit.

Po kështu, duke vlerësuar krizën e rëndë të përfaqësimit në vend, Presidenti i Republikës u bën thirrje të gjithë aktorëve t?i bashkohen propozimit të tij që më 13 tetor qytetarët shqiptarë të votojnë edhe për Kuvendin e Shqipërisë, por edhe për Presidentin e Republikës.

Kreu i Shtetit deklaron se është koha për t?iu rikthyer sovranitetin të gjithë qytetarëve të Shqipërisë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/meta-fton-partite-ne-zgjedhjet-e-13-tetorit-cdekretimi-i-30-qershorit-kushtetues-dhe-ne-fuqi

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook...
Recommended