Ora News - Meta “njësh” me opozitën: Nuk lejojmë puç kushtetues. Takon dhe Meidanin
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Presidenti, Ilir Meta, priti në orën 09:00 të paradites së të martës (19 nëntor 2019) partitë opozitare të kryesura nga Lulzim Basha, për ti njohur me atë që ai i quan prova tronditëse të ndërhyrjes flagrante të kryeministrit në procesin e emërimit të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese. Në takim është diskutuar dhe për reformën zgjedhore, ndërsa Presidenti ka përshëndetur hapat e opozitës, përfshirë kërkesën për zgjedhje të parakohshme. Nga ana e tij, Lulzim Basha, tha se platforma e opozitës për reformën zgjedhore do të bëhet publike javën e ardhshme.

Në orën 09:00 të së martës, përfaqësuesit e partive opozitare jashtë parlamentit, të kryesuara nga kryedomokrati Lulzim Basha, mbërritën në zyrën e Kreut të Shtetit, për të diskutuar mbi situatën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese.

Takimi zgjati rreth 1 orë e 30 minuta, ndërsa Presidenca shpërndau një njoftim për mediat, ku thuhet se kreu i shtetit Ilir Meta ka shprehur shqetësim për mungesën e sundimit të ligjit, ndërsa ka deklaruar:

Ilir Meta: Gjatë takimit me Presidentin Meta u njohëm me prova tronditëse të asaj që kemi ditur dhe thënë edhe më përpara, të ndërhyrjes flagrante të kryeministrit të vendit në procesin e reformës në drejtësi dhe, konkretisht, në procesin e emërimit të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese. Këto prova dhe fakte tronditëse vërtetojnë se qëllimi i vetëm i këtij kryeministri dhe kësaj qeverie është jo zbatimi i reformës në drejtësi, por kapja e institucioneve të drejtësisë dhe, në veçanti, kapja e Gjykatës Kushtetuese.

Manipulimi i procesit të emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke synuar kapjen e Gjykatës Kushtetuese përmes rrëmbimit të të drejtës kushtetuese të Presidentit të Republikës për të bërë emërimet e tij, është skandali më flagrant i Reformës në Drejtësi dhe shkeljes së Kushtetutës. Nuk do të lejojë askënd të neutralizojë kompetencat e Presidentit të Republikës, siç ia njeh Kushtetuta e vendit, dhe se do të ndërmarrë çdo veprim për të ndaluar këtë puç kushtetues.

Diskutimi është përqëndruar edhe në reformën zgjedhore, ku Presidenti ka përshendetur hapat që ka ndjekur opozita.

Kreu i Shtetit ka mbëshetur edhe zgjedhjet e parakohshme, duke e vlerësuar Kuvendin ilegjitim.

Ilir Meta: Përshëndes qëndrimin publik të Opozitës së Bashkuar për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme të menjëhershme, me qëllim kthimin e legjitimitetit të munguar Kuvendit të Shqipërisë dhe rivendosjes së dialogut politik në institucione.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/presidenti-dorezon-sot-padine-ndaj-kryetarit-te-ked-e-akuzon-shkelje-te-renda

Ndiqni emisionin këtu:
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora ...
Recommended