RTV Ora - Rama kalon caqet: Basha, lider pa hallate që djeg mandatet se ka frikë zgjedhjet

  • 5 years ago
#rtvora

"Ka ardhur koha që vallja me maska e Lulit të mbarojë. Lulzim Basha i ka frikë zgjedhjet sepse nuk i fiton dot" deklaroi kryeministri Edi Rama nga sheshi "Nënë Tereza'

Rama kaloi dhe normat e gjuhës kur iu drejtuar Kryetarit të PD-së: "Basha është një lider pa hallate që djeg mandatet për tu fshehur mes turmës."

Edi Rama: "Keni nisur prapë avazin, nuk futemi në zgjedhje me këtë kryeministër, me ketë qeveri, punë e madhe fort. Of uf uf. E bëtë dy vite më parë, si sot, dy vite më parë atje, pak më andej dhe falë nesh nuk dolët fishek nga zgjedhjet siç e meritonit në fakt sepse morët gjysmën e qeverisë me kushtin e madh që ta pranonit rezultatin dhe të mos e shani më Shqipërinë në gjuhë të huaj.

Me qeverinë tuaj i humbët zgjedhjet, me qeverinë tuaj i humbët. Dhe prapë e hëngrët komplet llafin siç e keni zakon dhe ju rikthyet kontestimit të rezultatit dhe nxirjes së Shqipërisë në çdo gjuhë të huaj. Tani ka ardhur koha ta mësoni njëherë e mirë pushteti nuk është qofte tek daja dhe ky vend nuk është plaçkë për ju. Sistemi demokratik nuk është cirk për arushën që bërtet për karamelen e radhës, as dy qan për shoqen Mona që ulërin për trastat e radhës. Askush në këtë sistem nuk futet me zor në zgjedhje, kushdo futet, kushdo nuk futet. Ama askujt në këtë sistem nuk i ndalohet të të zgjedhë dhe të zgjidhet kur vjen dita e zgjedhjeve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-kalon-caqet-lider-pa-hallate-qe-djeg-mandatet-se-ka-frike-zgjedhjet
Follow RTV Ora

Subscribe To "RTV Ora" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended