RTV Ora – Rama: Basha dogji mandatet, pa filxhan fallxhorja që ka në krah

  • 5 years ago
#rtvora
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit në Durrës, ka folur gjatë për opozitën, duke e ironizuar.

Rama: Këta mësuan një lojë të re po ikim nga parlamenti po themi s'duam zgjedhje, nuk e duam këtë të gjatin, po rrimë në rrugë derisa t'i mërzisim të gjithë derisa të kapim një gjë. Po keni parë që e kapën një gjë në 2017?! Se morën gjysmën e qeverisë. E mbani mend kur tha miku im (Lulzim Basha): E rrëzuam gjysmën e qeverisë, tani o burra të rrëzojmë dhe gjysmën tjetër të hyjmë në zgjedhje. Kishte gjysmën e qeverisë, kishte ministrinë e Brendshme zotria, të Arsimit dhe Shëndetësisë, të Financave.

Dua ALUIZNI-n? Po merreni. Dua burgjet? Po merrini.

Sa i thamë hajde të bëjmë reformën zgjedhore, na ikën, ja Luli. Por nuk është se nuk do, por mendon se sa më larg të iki, aq më shumë do të fitojë, mirëpo bëri gabim të madh, se tha: Herën e kaluar pa djeg mandatet mora gjysmën e qeverisë, po sikur t'i djeg të gjitha, mund të mi japin të gjitha, dhe mund të mi japin pa zgjedhje, se me zgjedhje e di që s'merr. Dhe me atë fallxhoren në krah, i ka thënë fallxhorja kam parë filxhan mbrëmë. Harroje, ti do digjesh i tëri, Saliu nga mbrapa: Benzinë-benzinë, shkrumb mandatet të gjitha.

Mos u mërzisni thotë fallxhorja se isha dje tek njona, pupupu ç'i bën filanxhit ajo, pash një L të madhe dhe një E që shkonte poshtë.

Monika i thotë Zotit: Leji punët e tjera hajde shpëto shqiptarët nga ata që blejnë vota. Kjo e shkreta që ngelën duke ja blerë, kjo mazalla se ka blerë një votë. Kjo të blejë një votë? Joo, mo, kjo blen çizme.

Fillon bërtet: Zoti do ta ndëshkojë Ramën! Se ku komunikon kjo me zotin unë nuk e di, duhet të kenë karta që s'janë numër fiks, që e merr e hedh.

Të paktën na bëjnë për të qeshur. Më në fund na bëjnë për të qeshur.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rama-basha-dogji-mandatet-pa-filxhan-fallxhorja-qe-ka-ne-krah
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended