Ora News – Dekriminalizimi, Basha: Rama e dinte që Rroshi ishte dënuar në Zvicër për drogë

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i PD, Lulzim Basha pas takimit me Donald Lu, në një deklaratë për gazetarët u ndal tek largimi i Elvis Rroshit. Sipas tij kjo nuk është një ditë për të fërkuar duart, por me largimin e Rroshit duhet të largohet edhe Rama si përgjegjës për situatën e krimit në vendimmarje. Basha tha se kryeministri e ka ditur që Rroshi ishte i dënuar në Zvicër për drogë, por e mbronte.
Basha: Efektet e këtij ligji kanë filluar të ndihen, sot Elvis Rroshi ka marrë nga ligji atë që ligji i rezervon atij dhe personave të tjerë të inkriminuar. Kjo është koha të kujtohemi se para se të vinim tek ky hap, Rroshi kishte mbështetjen e plotë të Ramës. Edhe kur Birn-i i kujtoi se ka dënim për trafik droge, edhe kur SHBA i kërkoi të mos poshtëronte popullin shqiptar. Rama pranoi të rrinte me Rroshin duke sfiduar popullin e Kavajës. Poshtëruesi i popullit shqiptar ka një emër, Edi Rama.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-rama-e-dinte-qe-rroshi-ishte-denuar-ne-zvicer-per-droge/

Recommended