Ora News - Vettingu i politikanëve, Andoni: Basha se ka sinqerisht, Rama e di që nuk do realizohet

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për analistin, Ben Andoni, nisma e Partisë Demokratike për të kaluar në vetting politikanët është e paqartë. Në studion e Ora News, ai deklaroi se artikulimi i Bashës është i mirë por jo i sinqertë.

Andoni shprehet se tre partitë kryesore në vend kanë penguar me sa kanë mundur kalimin në sitë të politikanëve, që me krijimin e ILDKPI-së.

Andoni: Nisma nuk duket e qartë. Lidhjet e polItikës me krimin në Shqipëri janë aq të thella sa edhe propozimi për të është tejet i vonuar por nuk është i menduar për rrezikshmërinë reale që paraqet klasa politike shqiptare në lidhjet me krimin.Ligji duhet të parashikonte shumë kohë më para, që kur është ngritur Inspektoriati i Lartë për Kontrollin e Pasurisë, një strukturë që do bënte sitën e parë të vetëpasurimit të tyre.

Ky institucion ka qenë thuajse jashtë funksionit. Të dy forcat politike për të mos thënë të tre, edhe LSI, kanë penguar me sa kanë mundur këtë lloj site të politikanëve. Në këtë moment artikulimi i zotit Basha është i mirë por nuk është i sinqertë.Vetë forca politike që ai përfaqëson ka nevojë për një lloj katarsisi të plotë. Ndërsa PS e ka treguar realisht se përballja e tyre me krimin ka qenë e dhimbshme.PS me këtë propozim ndihet komode se i duket sikur janë bashkëfajtorë.

Andoni nuk është mbështetës i tezës se vettingu duhet të fillonte me politikën dhe pastaj të zbriste tek drejtësia.

Sipas tij, mjafton që mazhoranca dhe opozita të ngrenë SPAK-un dhe BKH, që gjithë ky proces të zgjidhej në formën më të mirë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vettingu-i-politikaneve-andoni-basha-se-ka-sinqerisht-rama-e-di-qe-nuk-do-realizohet

Recommended