Rama në Bruksel, Presidenti i KE-së: Zgjedhjet të bëhen në 30 Qershor, qytetarët s'duhet të pengohen
  • 5 years ago
Zgjedhjet janë parashikuar për në fund të qershorit, qytetarët nuk duhet të pengohen të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike. Nuk mund të bllokosh shprehjen e vullnetit të qytetarëve shqiptarë, prandaj mendoj, pa ndërhyrë në këtë debat të brendshëm, që zgjedhjet duhet të zhvillohen, përndryshe perspektiva europiane e Shqipërisë do të vonohet".

Kështu deklaroi Presidenti i KE-së Jean-Claude Juncker gjatë një konference për shtyp për mediat nga Brukseli me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama duke kundërshtuar vendimin e Presidentit Ilir Meta për të anuluar zgjedhjet lokale të 30 qershorit për t'i shtyrë para afat deri në zgjidhjen e krizës politike në vend.

Më pas Juncker u ndal te negociatat duke u shprehur se Shqipëria e meriton plotësisht dritën jeshile, pasi i ka plotësuar të gjitha detyrat që i janë kërkuar. "Shqipëria ka plotësuar të gjitha detyrat që i janë kërkuar. Nuk po fokusohem në qershor, mund të jetë edhe më vonë, por duhet ta bëjmë të qartë si kristali se ka ardhur koha për të hapur negociatat" tha ai. Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Bruksel, ku përveç presidenti të Komisionit Europian, takoi edhe presidentin e Këshillit Europian dhe shefen e politikës së jashtme të BE-së.
Recommended