Ora News Speciale - Qytetarët duhet të bëhen bashkë për të realizuar legalizimin e apartamenteve

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Kjo është një ditë e zakonshme pune në zyrat e ALUIZNI-t.

Legalizimet e pallateve tashmë janë kthyer në një sfidë të vërtetë.Kjo pasi mundësitë e ALUIZNI-t janë të vogla për të realizuar të gjitha procedurat apo për të mbledhur dokumentat.

Janë 16 familje që kanë aplikuar për legalizim para 1 viti e gjysmë.

Lame: Sa banorë bëheni?

Qytetarja: Bëhemi 16 familje, janë dhe katër dyqane, 20. Unë ja bllokova 2 mijë dollarëshin në 2001,në momentin që do më japësh hipotekimin unë ta jap.Vajtën 16 vjet, ja të ndërrohen qeveritë.

Kompania e ndërtimit ka braktisur pallatin dhe në këtë mënyrë i gjithë procesi ka mbetur pezull.

Aplikimi u bë nga administratorja Lavdie Gjoka, e cila ka bërë bashkë të gjitha familjet dhe kanë plotësuar të gjitha dosjet me dokumentacionin e duhur.

Kreu i ALUIZNI-t shpreh se shpesh hasin probleme për faktin e ekspertizës së pallateve, por banorët kanë paguar në bazë të sipërfaqes që zotëronin.

ALUIZNI e ka pothuajse të pamunudr të bëjë matje në terren për legalizimin e apartamenteve.

Bashkim Çuadari, një nga pronarët që zotëron apartament në këtë pallat, tregon se ka ardhur nga Italia dhe ka 13 vite që interesohet për legalizimin e apartamentit.

Banorëve i kërkohej të dorëzonin kontratën e prosisë dhe më pas verifikohej sipërfaqja.

Kreu i ALUIZNI-t tregon se kanë hasur shpesh në abuzime të shumta kur një apartament është shitur disa herë dhe të njëjtët qytetarë aplikojnë për legalizim.

Tashmë banorëve i mbetet vetëm të aplikojnë për certifikatët e pronësisë.

Ndërkohë që subjekti që ka braktisur pallatet është gjobitur dhe është futur në listën e zeze, fakt që e penalizon duke mos i dhënë të drejtën të përfitojë më leje ndërtimi.

Në total janë 1200 objekte, ndërtuesit e të cilëve kanë braktisur procedurat e legalizimit.

Ndërtuesi ka abuzuar me projektin duke e tjetërsuar projektin e ndërtimit të pallatit.

Artan Lame ka vetëm një këshillë për të gjithë qytetarët që duan të legalizojnë apartamentet, të bëhen bashkë e të sjellin dokumentat.

Një tjetër problem mjaft i prekshëm është edhe legalizimi i banesave të emigrantëve.

Në shumë raste, proceset kanë mbetur pezull për shkak të mungesës së kontakteve.

Lavdie Zonja ka ardhur nga Gjermania dhe është njoftuar nga komshinjtë për të përfituar nga legalizimet, të cilat për këtë kategori bëhen me procedurë të përshpejtuar.

Skënder Birçe është gjithashtu një emigrant, i cili ka ardhur nga Italia.

Vetëm pak kohë më parë, ALUIZNI hapi procesin për legalizimin e banesave të ndërtuara para '91.

Banorëve iu kërkohej një dokument që zotëronin në mënyrë që të realizohej legalizimi.

Shkoza është një ndër zonat me numrin më të lartë të banesave të palegalizuara.

Banorët nuk ishin interesuar deri më tani që të bënin legalizimin e shtëpive dhe gjithçka ka mbetur pezull.

Kreu i ALUIZNI-t sqaron se në shumë raste ka qytetarë që ankohen për procesin e legalizimit.

Probleme pothuajse të pazgjidhsme mbeten edh...

Recommended