Ora News - Ulen taksat për të pasurit, qytetarët: Duhet ti japim një grusht të madh kësaj Qeverie
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mazhoranca rrëzon për të tretën herë radhazi Presidentin. Kreu i Shtetit ktheu ligjin ?për tatimin mbi të ardhurat?, ku sanksionohej ulja e dividentit nga 15% në 8%. Ndërkohë që deputetët socialistë vendosën ta rrëzojnë atë me 76 vota. Kreu i grupit parlamentar të LSI e ka kundërshtuar këtë vendim duke u shprehur se janë shkelur të gjitha afatet që duhet të zbatojë shqyrtimi i dekretit. Edhe qytetarët shprehen se një vendim i tillë është i padrejtë, ndërkohë që ata paguajnë shumë taksa.

Që nga 1 janari bizneset e mëdha do të pagujanë më pak taksa për shpërndarjen e fitimeve.

Edhe pse presidenti Meta e cilësoi këtë ndryshim të padrejtë dhe nuk e dekretoi ligjin, parlamenti e rrëzoi dekretin duke lënë në fuqi ndryshimin.

Kështu tatimi mbi dividentit nga 15 % do të ulet në 8%. Kreu i grupit parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili tha se rrëzimi i dekretit tregoi që parlamenti nuk funksionon.

Sipas Vasilit shyrtimi i këtij ligji nuk ka zbatuar afatet që parashikohen në Kushtetutë.

Vasili: Mbrëmë argatët e oligarkëve në Parlamentin e Shqipërisë, konsumuan aktin e fundit të asgjësimit të këtij Parlamenti. Mbrëmë në mënyrën më banditeske, Komisioni i Ekonomisë në orën 7 e gjysëm të darkës, ka shqyrtuar dekretin e Presidentit, i cili kthente mbrapsht uljen e normës së tatimit mbi të ardhurat për oligarkët, pra nga 15% në 8%, për ta rishikuar, pasi ky ishte një favor, një ndihmë, një dhuratë e madhe, të cilën argatët e Parlamentit u bënin oligarkëve.

#oranews
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ulen-taksat-te-pasurit-qytetaret-duhet-ti-japim-nje-grusht-te-madh-kesaj-qeverie
Recommended