Kreu i transportit ndërqytetas për Report TV: Do të rrisim 30% biletën nëse nuk ulen taksat e nafta

  • 4 years ago
TIRANE-Kujtim Mema, kryetari i shoqatës së Transportit të Udhëtarëve Ndërqytetas u shpreh në një intervistë për Report Tv se nëse qeveria nuk ndërhyn me masa të tjera lehtësuese te taksat apo nafta, atëherë janë të detyruar që të rrisin me 30% çmimin e biletës. Sipas tij, është e pamundur që të përballohet qarkullimi me gjysmë kapaciteti sipas masave të reja që pritet që të vendosen në prototokoll, pasi i çon drejt falimentimit. 

"Jemi të bllokuar kemi pasur vështirësi, po e ndjejmë edhe më shumë sa vjen. Nuk na e ka fajin njeri, por sa më shumë zgjatet koha aq më shumë vështirësohen problemet, te mjetet dhe ana ekonomike. Datë nuk na është njoftuar për rinisjes së punës, por kemi marrë vesh se jemi të fundit që do të fillojmë, pasi risku është më i madh.

Këto nuk po i mendojmë ne, por ministria dhe ekspertët, që kanë thënë si fillim të rinisë puna me gjysmë kapaciteti dhe masat e sigurisë, maska dhe doreza. Është akoma një mendim, por do të ecë në ditët në vijim. Nuk kemi një gjë të saktë, janë thjeshtë mendime si do të zhvillohen.

Por jemi të trembur, pasi nëse do të shkojmë me gjysmë kapaciteti, nuk na bën mirë të shkojmë në atë linjës, se shpenzimet janë të mëdha dhe nuk përballohen dhe do të jetë e mundur, që të bëhet vetëm me një rritje 30% të biletës për të përballuar tatimet dhe një fitim minimal për ne që do të dalim në punë. Me gjysmë kapaciteti transporti është drejt falimentimit.

Një biletë Tiranë-Vlorë kushton 50 lekë të reja, një mjek me gjysmë kapaciteti i bie të ketë 100 mijë lekë të vjetra, është vetëm naftë dhe pagesë shoferi, këtu nuk ka pagesë për tatimet, fitimi, apo mirëmbajtjen e mjetit.

Recommended