Ora News - Shoqata e Transportit Ndërqytetas paralajmëron bllokim të terminalit të ri

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Shoqata Kombëtare e Transportit Ndërqytetas akuzon Bashkinë Tiranë por edhe Ministrinë e Infrastrukturës se nuk kanë marrë asnjë masë për ndalimin e operatorëve të paligjshëm.

Në protestën e së premtes, 24 janar, shoqata tha se linjat që veprojnë në kundërshtim me ligjin po dëmtojnë konkurrencën e ndershme.

?Hajde Durrësi! Hajde Kruja! Transporti i paligjshëm vazhdon akoma në Tiranë. Ka arritur që deri këtu vjen e bërtet. Dhe nuk ndëshkohet. Kërkojmë nga ministria të shikojë rregullin dhe oraret e linjave. Duam të vendosë rregull bashkia.? thane ata

Një tjetër shqetësim që ngriti shoqata e transportit ishte edhe terminali i ri i pranë kthesës së Kamzës që përbën problem jo vetëm për drejtuesit e mjeteve por edhe për qytetarët.

Bashkisë i lanë një afat prej dy javësh për të reflektuar lidhur me problemet e tyre në të kundërt do të përshkallëzojnë qëndrimin deri në bllokimin e terminalit.

Shoqata e Transportit Ndërqytetas kërkoi nga institucionet që para marrjes së një vendimi të konsultohen me grupet e interesit.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/hajde-durresi-shoqata-e-transportit-nderqytetas-paralajmeron-bllokim-te-terminalit-te-ri

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended