Ora News - Kraja: Hetimi i zyrtarëve të lartë kërkon vendosmëri, duhet të jemi bashkë
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Nuk humb kohë Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja për ti përsëritur kreut të Këshillit të Lërtë të Prokurorisë kërkesën për plotësimin e vakancës me emërimin e dy prokurorëve të organikës së Prokurorisë Speciale.

I ftuar në konferencën rajonale ?Hetimi financiar i korrupsionit në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut të organizuar paraditen e sotme? Kraja nënvizoi vështirësitë që ka hetimi I zyrtarëve të lartë dhe në këtë betejë duhet të jenë të gjithë bashkë.

"Të hetosh dhe ushtrosh ndjekje penale ndaj zyrtarëve të lartë padyshim që ka vështirësi. Janë njerëz të fuqishëm me pushtet, që ndodhen direkt me situata penale nga më të ndryshmet. Kërkon vendosmëri profesionalizëm dhe objektivitet. Në kuadër të kësaj sigurisht do kesh dhe suksesin"

U bë një muaj që SPAK është funksionale në Shqipëri, nga data 20 dhjetor, një periudhe ?lufte? për ne që kemi shkuar atje për të kapur situatën në dorë për të marrë në administrim të procedimit penal të trashëguara nga prokuroria e Krimeve të Rënda dhe të ardhura nga prokuroritë e tjera. Për të krijuar administratën për të nisur dhe për të punuar njëkohësisht dhe për të hartuar një numër të madh aktesh administrative në aspektin e krijimit dhe funksionimit të strukturës pasi është strukturë e re, ndryshe nga gjykata që administronte administratën e gjykatës ekzistuese.

Aktualisht prokuroria ka 8 të emëruar dhe dy të caktuar përkohësisht. Meqënëse e kam kryetarin e këshillit gjej rastin ti bëj thirrje që të vazhdojë procedurën e emërimit të dy vendeve që kanë mbetur boshm nga numri 15 miratuar nga këshilli sepse me të vërtetë e kemi të nevojshme.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/kraja-hetimi-i-zyrtareve-te-larte-kerkon-vendosmeri-duhet-te-jemi-bashke

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended