Basha video selfie nga Kombinati: Janë shtuar qytetarët që blejnë me listë! Rama fundjavë në Paris
  • 4 years ago
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është zhvendosur ditën e sotme në tregun e Kombinatit, për të takuar tregtarët, sipas së cilit janë në varfëri ekstreme.

Basha tha se qytetarët janë zhytur në borxhe duke marrë edhe gjërat minimale me anë të listave duke filluar që nga buka dhe perimet dhe për këtë fajtor ka bërë kryeministrin Edi Rama. Ai ka vijuar akuzën e tij, se Rama përgjatë 7 viteve ka pasuruar oligarkët dhe kanë varfëruar shqiptarët."Situata ekonomike është në qendër të diskutimeve., Ka një rënie të xhiros së konsumit si kurrë më parë, është i njëjti realitet sot në zonat e tjera të kryeqytetit, por edhe në qytete të tjera ku bizneset po mbyllen po falimentojnë, ku njerëzit nuk plotësojnë dot as kërkesat minimale, janë shtuar listat e borxheve dyqanet e bukës, të presimeve. Varfëria është këdo se qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit se paratë e taksapaguesve. kjo është situata ekonomike se Rama bredh në Europë me lekët e shqiptarëve, qindra mijëra euro që mund të shkonin për familjet në nevojë. Kjo është situata dhe konfirmohet edhe nga raporti i Bankës Botërore, që thotë se 1 në 2 familjet shqiptare jeton në varfëri, nuk ka pse të ishte kështu. Arsyeja kryesore është se paratë e taksave të shqiptarëve , shkuan ku kanë shkuar për 7 vite, te oligarkët, te kontratat sekrete, shkatërrimi i pronës publikut, te udhëtimet e kryeministrit dhe zyrat luksoze të  qeverisë. Ka vetëm një përgjegjës, njeriun që ka në fokus të parë xhepat e tij dhe jo interesin e shqiptarëve", tha Basha. ???????
Recommended