Report TV - Krizë konsumi/ Qytetarët blejnë vetëm për të ngrënë: Bukë e djathë, ndoshta edhe domate

  • 3 years ago
TIRANË- Pandemia COVID 19 ka goditur ndjeshëm financat e familjeve për këtë arsye ata kanë zgjedhur të kursejnë dhe jo të shpenzojnë si në vitet e kaluara. Ky është edhe një fakt që dëshmohet nga të dhënat e INSTAT ku inflacioni për muajin gusht ka rënë në nivelin e 1.3% duke dëshmuar edhe një krizë të konsumit.

Rënia e blerjeve këtë vit sipas tregtarëve nuk kishte ndodhur në 15 vitet e fundit. Ndikim negativ në mungesën e shitjeve ata shprehen se ka dhënë edhe sezoni veror.

Tregtarët shprehet se çmimet nuk kanë pësuar rritje, por mungesa e të ardhurave ka ndikuar edhe në uljen e blerjeve.

 ?Nuk ka pasur shitje fare edhe sezoni veror ndikon. Mesa shoh këtu tregu është bosh. Çmimet s?kanë të bëjnë edhe nëse ua japim falas përsëri nëse nuk ka lëvizje nuk ka kush t'i bleje?.

?Dobët ka qenë e gjithë periudha ka gati 3 muaj që periudha është e njëjtë?.

?Deri tani që po shkon ora 12 nuk kemi shitur asgjë. Që nga pandemia kjo punë ka qenë çdo ditë kam 15 vite që shes këtu nuk më ka ndodhur ndonjëherë një gjë e tillë?, shprehen tregtarët.

Qytetarët tashmë janë të fokusuar tek blerja e produkteve bazike, duke ndryshuar sjelljen konsumatore.

?Normal që s?do të shpenzojmë, sepse të ardhurat kanë rënë?.

?Edhe po të duam të shpenzojmë nuk bëjmë kemi ngrënë bukë me djathë po patëm domate mund ta hamë?, pohojnë ata.