RTV Ora - Murrizi kundër Bashës, tregon pse nuk duhet t’i braktisi zgjedhjet
  • 5 years ago
#rtvora
Deputeti i Partisë Demokratike, Muyslim Murrizi i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora deklaroi se asnjë forcë politike që është larguar, sikur se ka bërë opozita e daljen nga Parlamenti nuk ka fituar, por vetëm ka humbur.

Murrizi solli dhe tre raste që kur PD është larguar nga ?betejat? dhe ka dalë e humbur, ndërsa ka theksuar se në vend që të largohej PD duhet të bënte betejë në Parlament, në protesta dhe në fushatë.

Myslim Murrizi: Braktisja në një sistem formal-pluralist e garës, pra duhet të luftosh fort në istitucione për të bërë një garë të ndershme, dhe gara e ndershme bëhet me ligje korrekte. Por ligje korrekte në këto 29 vite demokraci, nuk ka dashur t'i bëjë elita vendimmarrëse e këtij vendi. Sepse kush ka qenë në pushtet ka hartuar ligj si të fitojë nga pushteti që zotëron. Kur ka dalë në opozitë, i ka dalë në boomerang ligji që e kanë miratuar vetë.

Për mua përballja duhet të ishte në Parlament, në protesta, në fushatë. Ne kemi një përvojë nga braktisjet, por ata që janë sot nuk kanë ndonjë përvojë në PD.

Në vitin '97- 2000, unë kam qenë deputet. Ne braktisëm balotazhin, zgjedhjet lokale, PD e drejtuar nga Berisha dhe për herë të parë socialistët fituan Kamzën, Vorën dhe Laprakën. Nuk i kishin fituar kurrë dhe pas asaj kohe nuk i kanë fituar më. Ata hynë në zgjedhje, fituan çfarë braktisëm ne dhe qeverisën qetë-qetë të ligjshëm deri në vitin 2003.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/murrizi-kunder-bashes-tregon-pse-nuk-duhet-ti-braktisi-zgjedhjet

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended