Report TV -Aleati i Bashës i bën thirrje Presidentit: Duhet të shtysh zgjedhjet
  • 5 years ago
Pas daljes së përgjimeve të reja nga 'Bild', aleati i Lulzim Bashës, Fatmir Mediu i Partisë Republikane i bën thirrje Presidentit Ilir Meta që të shtyjë datën e zgjedhjeve. "Presidenti Ilir Meta eshte autoriteti i vetem kushtetues qe duhet te shtyje daten e zgjedhjeve.

Eshte kompetence e tij kushtetuese garantoje, unitetin e popullit dhe konflikti qe po pergatit Rama ne 30 qershor eshte kercenim i hapur i interesave tona kombetare. Presidneti duhet te angazhohet ne qendrueshmerine e sistemit tone demokratik qe bazohet ne pluralizem dhe zgjedhje te lira dhe te ndershme. Bazohet në lirite dhe Te drejtat e cdo qytetari mbi 18-vjec per te zgjedhur dhe per t-u zgjedhur.

Rendi kushtetues rene. Lirite politike jane peng i krimit dhe korrupsionit. Lirite ekonomike jane peng i parave te droges, krimit, korrupsionit te lidhur me qeverine" tha Mediu. Pak javë më parë Meta u shpreh i gatshëm që të shtynte datën e zgjedhjeve, por vetëm nëse do të kishte kompromis mes palëve, por Rama refuzoi duke qëndruar i palëkundur se data e zgjedhjeve nuk ndryshohet dhe se do të zhvillohen në datën e dekretuar 30 qershor, të cilat opozita i ka bojkotuar.
Recommended