Debati për Zgjedhoren/ Aleati i bën thirrje Bashës: Jo më pakt me Ramën, do ishte fatale
  • 4 years ago
TIRANE-Përfaqësuesi i Partisë Republikane në Këshillin Politik Arjan Madhi i ftuar në studion e Report Tv u shpreh se një marrëveshje tjetër Rama-Basha si në 2017 do të ishte fatale për opozitën shqiptare. Sipas tij, Basha me atë marrëveshje preu në besë demokratët dhe aleatët.

"Nuk e mendoj dhe nuk e dëshiroj që të ndodhë në mënyrë absolute. Nëse do të përsëritet historia e 17 majit, kjo do të ishte disfata më e madhe që do të pësonte opozita, sa i takon transparencës dhe mandatit që merr, mandatohet përfaqësuesi i opozitës për të shkuar në takim të tillë.

Nëse 17 maji ishte tërësisht i mbyllur, pa një projekt paraprak dhe pësoi një zhgënjim të madh opinioni që kishte mbështetur me një kundërshtim të fortë përmes çadrës të politikave zgjedhore të PS-së. Kjo u quajt pabesi, veprimi i nxitur dhe i pakonsultuar me bazën, nuk mund të përsëritet njëherë të dytë sepse kjo do të ishte disfata më e madhe që mund të shënonte PD-ja dhe opozita" tha ai.

Për arritjen e marrëveshjes, Madhi thotë se nëse palët nuk gjejnë gjuhën e përbashkët do të jenë ndërkombëtarët që do të bëjnë goditjen e madhe për t'i bindur me cdo kusht. "Ditën kur goditja e ndërkombëtarëve do të jetë me e fuqishme do të arrihet konsensusi. Goditja e sotme ishte më e lehtë. Nëse nuk arrihet do të ketë një goditje më të fortë dhe më të madhe nga ndërkombëtarët. Rama ka ndjekur taktikën e kurthit, thotë hajde të bëjmë gjërat e vogla dhe në fund kur vjen te biometriku, ai thotë se 80% është bërë dhe tani thotë e bëj të njëanshme".
Recommended