Report TV - Balla i bën thirrje Bashës të nisë hetimet për "Rrugen e Kombit" dhe "21 Janarin"

  • 6 years ago
Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, u shpreh te "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv se hetimet për abuzimet në "Rrugën e Kombit" dhe "21 janarin" janë çështje të pambyllura nga drejtësia.

Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës dhe kryetarit të PD për Saimir Tahirin, Balla tha se sfidon Lulzim Bashën të kërkojë rihapjen e hetimeve për abuzimin 230 mln euro në rrugën Durrës-Kukës dhe vrasjet e 21 janarit kur ai ishte ministër i Brendshëm.

Balla sqaroi se hetimi për "Rrugën e Kombit" u mbyll për shkak të afateve, pasi Basha nuk u paraqit në gjykatë. Sipas tij, nuk ka asnjë vendim gjykate që të ketë vulosur abuzimin financiar në rrugën Durrës-Kukës që mban firmën e kryetarit të PD, atëherë ish-ministër i Transporteve.

Recommended