Top News - ‘Rama vijon kërcënimet’/ Duma-prokuroria të nisë hetimet

  • 3 years ago
Ish-deputetja Grida Duma ka kërkuar që prokuroria të nisë hetimet ndaj kryeministrit për shantazh dhe frikësim ndaj Manjola Cakonit. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Duma shkruan se Edi Rama edhe sot ka vijuar të frikësojë dhe intimidojë Manjolën.

?E vërteta e dhimbshme e familjes Cakoni e treguar nga Manjola, është FAKTI i vetëm i një historie, që nuk mund të fshihet nga asnjë formë e propagandës. Edi Rama edhe sot ka vijuar të frikësojë dhe intimidojë Manjolën. Është koha që prokuroria të nisë hetimet ndaj kryeministrit për shantazh dhe frikësim ndaj një zonje, që ka kërkuar publikisht vetëm të drejtën e saj!?? shkruan ajo teksa ka risjellë në vëmendje të publikut edhe momentet që Manjola tregonte më herët se si një person nga kryeministria e kishte marrë në telefon dhe i kishte thënë: Jam Edi, turp të kesh!

Pikërisht, me anë të kësaj videoje, nisi edhe vargu i reagimeve për familjen Cakoni. Duma përmes pamjeve që publikoi pretendonte se familja Cakoni nuk kishte marrë asnjë lloj shpërblimi, pavarësisht se që më datë 26 nëntor shtëpia iu shkatërrua nga tërmeti tragjik.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#GridaDuma#EdiRama#TopChannel

Recommended