Deklarata e Avdylajt në gjyq, PD: Prokuroria të nisë hetimet. Dako: Për të qarë dhe për të qeshur
  • 5 years ago
TIRANË- Pak orë pas deklaratës së Altin Avdylajt, kreu i grupit të Shijakut, në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda, i cili tha se ?Rroftë Vangjush Dako, rroftë Partia Socialiste, i kam miq, aty qaj hallet?, ka ardhur reagimi nga Partia Demokratike. Luçiano Boçi, deputet i PD, ka thënë se kjo deklaratë duhet të kishte alarmuar prokurorinë, që sipas PD duhet të niste menjëherë hetimet për Dakon.

Boçi thotë se me deklaratën e Avdylajve u provua se lidhja e Dakos me grupin, si edhe ndërhyrja që kryeministri Rama po bën për të mos hetuar kryebashkiakun e Durrësit.

?Astrit Avdylaj u provoi sot shqiptarëve se me Dakon nuk qan vetëm hallin e votave, por edhe hallin e forcave speciale, kur i vijnë në derë, qan edhe hallin e marrjes së tenderave të punëve publike në Durrës, edhe marrjen e lejeve e licencave publike, ashtu si edhe regjistrimin e paligjshëm të pronave të paluajtshme.

Edi Rama po tenton bllokimin e dosjes 339, sepse me arrestimin e Dakos zbardhet me prova ligjore denoncimi i opozitës dhe konstatimi i vëzhguesve ndërkombëtarë se zgjedhjet e 2017-s u blenë.?-është shprehur Boçi.
Recommended