Ora News - Gjyq për të hyrë në shkollë, nëna rrëfen betejën për të birin me autizëm

  • 5 years ago
#rtvora

Edlira Sallaku është nëna e një fëmije me sindromën e autizmit. Ajo tregon se pavarësisht talentit në pikturë të djalit të saj Drinit, ka kaluar shumë peripeci për ta regjistruar në Liceun Artistik.

Edlira Sallaku: Ta regjistroja në Liceun Artistik ishte një tmerr i vërtetë. U detyrova të hapja proces gjyqësor administrativ pasi padita në Ministrinë e Arsimit Drejtorinë Arsimore dhe strukturat përkatëse që nuk ma regjistronin djalin për të vetmen arsye se kishte spektrin e autizmit dhe nuk kishin një ligj apo urdhëresë të veçantë.

Edlira gjithashtu shprehet se dy orët e shërbimit të psikologut në shkolla janë të pamjaftueshmee.

Edlira Sallaku: Dy orë mësimore duhet të rrinte psikologia e paguar nga shteti. U detyrova të paguaj një psikologe tjetër. Këta nxënës kanë dëshirë të frekuentojnë të gjitha orët mësimore.

Me ndihëm ekonomike që shteti ofron për këtë kategori, familjarët paguajnë një psikolog privat për të ndjekur të gjitha orët mësimore.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/gjyq-te-hyre-ne-shkolle-nena-rrefen-betejen-te-birin-me-autizem

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended