Top News - Liqeni kthen trupin, aktorja e njohur vdiq për të shpëtuar të birin

  • 4 years ago
Trupi i gjetur në liqenin Piru të Kalifornisë nga ekipet e kërkim-shpëtimit, është pikërisht ai i Naya Riveras, aktores së famshme amerikane që u zhduk pak ditë më parë pasi kishte marrë me qira një varkë për të shëtitur me të birin.


Zbulimi tragjik u bë pesë ditë pasi vogëlushi i saj 4 vjecar, Josey Hollis Dorsey u gjet i vetëm në varkë. Autoritetet kanë bërë një rindërtim të parë të ngjarjes. Sipas tyre, 33 vjecarja ka mbledhur të gjithë energjinë e saj të fundit për të shtyrë lart të birin në varkë, por jo mjaftueshëm sa për të shpëtuar dhe veten. Naya nuk mbante jelek shpëtimi. Mendohet se pas mbytjes, trupi i saj ka ngecur mes bimësisë së liqenit, i cili e lëshoi më vonë dhe zhytësit e gjetën duke pluskuar në sipërfaqe.

Aktorja mori famë të madhe prej serialit ? Glee?, i cili është rrethuar në fakt nga disa fatkeqësi duke nisur me vdekjen e njërit prej aktorëve kryesorë, Cory Monteith, që ndërroi jetë prej mbidozës dhe aktorit tjetër, Mark Salling që vrau veten në 2018 pasi u përball me akuza për abuzime seksuale dhe posedim të përmbajtjeve pornografike me të mitur.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#NayaRiveras#JoseyHollisDorsey#TopChannel

Recommended