Gjendet Klodjan Myftari/“Pa Gjurme” dërgon prindërit në spital të takohen më të birin

  • 4 years ago
Humbi gjurmët më 8 qershor të këtij viti, nga shtëpia e tij në Roskovec të Fierit gjendet pas një javë në qytetin e Vlorës Klodian Myftaraj. Menjëherë pas denoncimit të zhdukjes së 35-vjeçarit në emision "Pa Gjurmë" falë shumë telefonatave që mbërritën gjatë transmetimit live u lokalizua vendndodhja e 35-vjecarit në qytetin bregdetartë Vlorës. Një nga të shumtat dëshmi tha se babai i dy fëmijëve, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor ishte parë afër një banke, pranë kinoteatrit në qytetin e Vlorës. Stafi i emisionit "Pa Gjurmë", në bashkpunim me policinë e qytetit verifikuan informacionet e dhëna nga qytetarët duke arritur në gjyrmët e 35- vjeçarit, i cili kishte përfunduar në spitalin psikiatrik. Pas konfirmimit të informacionit, gazetari Ermal Qori u nis nga Tirana në drejtim të qytetit bregdetar sëbashku me prindërit e Klodianit, të cilëve iu dha ky lajm i mirë. Menjëherë sapo mbërritën në Spitalin Psikiatrik të Vlorës, pas shumë ditësh e netësh në ankth për gjëndjen e të birit, nëna u lejua të takohej më duke iu nënshtruar protokollit të sigurisë për shkak të situatës nga koronavirusi. ?Djalin e gjetëm në gjendje të rënduar shëndetësore, pasi ai nuk ka marrë ilacet me të cilat kurohej që kur u largua nga shtëpia më 8 qershor. Ai nuk fliste shumë. Kishte temperaturë dhe kollë kam frikë se mos është me koronavirus. Ai largohej shpesh nga shtëpia. Unë do ta ruaj djalin se jam nënë, por me se do ta mbaj. Ne jemi në kushte të vështira. Ai kurohet por kenp nuk merr. Unë jam e vetme që kujdesem për të dhe shpesh e kam të pamundur ta mbaj, se po nuk jam unë ai ikën. Ilacet ia jap unë, se ai nuk din ti pi? rrëfen nëna. 35-vjecari është duke iu nënshtruar tashmë trajtimit mjekësor në spitalin psikiatrik, aty ku do të qëndrojë për pak ditë. Klodiani ishte përdorues edhe i lëndëve narkotike, ndërsa është babai i dy fëmijëve. Stafi i emisionit ?Pa Gjurmë? udhëtoi edhe në familjen e tij e cila jetontë në kushte tejet të vështira ekonomike. 35-vjeçari u largua nga shtëpia mëngjesin e 8 qershorit pasi doli nga banesa. Gjatë një komunikimi me telefon babai i Klodianit tha se djali i tij ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe se me një 5 mijë lekë të vjetra në xhep, nuk ishte hera e parë që ai largohej nga banesa.

Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv

Recommended