Pa Gjurme- Dëshmitarja tregon ku gjendet Marteo Bejaj, familjarët tregojnë momentet

  • 5 years ago
Pjesa e tret dt 14 Maj Pa Gjurme- Deshmitarja tregon ku gjendet Marteo Bejaj, familjaret tregojne momentet e zhdukjes se tij
Vëllai i vetëm mes dy motrave dhe fëmija më i vogël i Elham dhe Arjana Bejaj rezulton i humbur që prej 8 vitesh. Një ngjarje e bujshme bërë publike edhe në media, për zhdukjen e Marteo Bejaj asokohe vetëm një 14-vjecar u fol gjatë. Një ditë para zhdukes, Marteo e kishte kaluar ditën në shtëpinë e hallës së tij Marjanës, e cila ndodhej 3 minuta larg nga banesa e prindërve. Edhe ditën e zhdukjes ai ka qenë në banesën e hallës së tij deri rreth orës 11 të paradites e më pas ka shkuar në shtëpinë e tij. Dy familjet nuk shkonin mirë mes tyre, ndërsa kishin konflikte pronësie por kjo gjë nuk e pengonte Marteon të shkonte atje. Ka qenë ora 16: 00, kur Marteo ka dalë si zakonisht për të luajtur me shokët. Këta të fundit pas zhdukjes së 14-vjecarit pohuan se me ta ai ka qëndruar vetëm gjysëm ore. Dëshmi të tjera të asaj dite ishin dhe nga të afërm të Marteos, të cilët e kanë parë atë deri orët e vona duke ecur i vetëm drejt fushës së sportit, me një celular Nokia në dorë. Momenti i fundit kur 14-vjecari u pa ishte ora 21:00, kur u përshëndet, me një djalë të fshatit i quajtur Gesti, i cili ka shtuar se Marteo po dilte nga fusha e sportit i vetëm.
Ora 16: 00 ishte me shokët me të cilët qëndroi afro gjysëm ore?
Ora 16:30 ? 18:45-U nda nga shokët dhe u pa në fushën e sportit i vetëm
Ora 21:00-U përshëndet me një djalë me emrin Gesti, më pas nuk dihet asgjë për fatin e tij?
Cili ishte drejtimi që mori atë natë Marteo Bejaj ?
Në anën e majtë rruga të çon për në shtëpi dhe përgjatë atyre minutave, po vinte babai i Marteos.
Ana e djathtë të çonte për në rrugën kryesore të fshatit e më pas në dalje të tij.
Babë e bir nuk u takuan, ndërsa Marteo u zhduk pa lënë asnjë gjurmë.

Pas denoncimit në polici, prindërit e Marteo Bejaj akuzuan hallën e djalit si personin që ka dijeni mbi rrëmbimin apo vendndodhjen e tij.
Prej disa kohësh, të dy palët kishin një konflikt të hapur pronësie dhe dyshonin se ajo mund të kishte gisht në këtë ngjarje. Halla i ka hedhur poshtë këto akuza.
Oficerët e policisë kanë pohuar se nuk kanë prova të mjaftueshme për ta klasifikuar humbjen e Marteos si ?rrëmbim personi? por nga ana tjetër nuk kanë ende asnjë pistë konkrete se çfarë mund të ketë ndodhur me të.
Në të kohë kur lajmi u bë public të gjithë deri në instatancat më të larta policore u anguzhuan publikisht se do ta gjenin Marteon, por që prej asaj nate të së shtunës së 16 korrikut 201, nuk pati asnjë shenjë jete nga Marteo Bejaj.

Recommended