Pa Gjurme- Genocidi serb/ Ish studenti rikthehet në 2012, makina me targa TR, familjarët ikën

  • 5 years ago
Pa Gjurme- Genocidi serb/ Ish studenti rikthehet ne 2012, makina me targa TR, familjaret u shperngulen ne 1999Imer Haxhi Bytyqi është përsoni historia e të cilit na kthen pas në kohë. Për të cilin fatmirësisht janë të shumta kujtimet, por fatkeqësisht të paktat material që disponon familja e tij, lidhur me zhdukjen e tij në një moshë mjaft të re. Imeri sot është në kërkim nga familjarët e familjes Bytyqi, pasardhësit me origjine nga fshati Arllat, Komuna Gllogoc. I lindur më 20 mars të vitit 1952 ai u largua nga banesa kur ishte ende një nxësë në Shkollën e Mesme të qytetit të Gllogocit. Familja e tij ka vendosur të rrëfejë këtë histori sot duke na dhënë detaje të jetës së Imerit, i cili sot është 67 vjec.

Viti 1968

Viti 1968 ishte një situatë e turbullt politike në Kosovë ku nxënësit dhe studentët kosovar dolën në demostrata kundër diskriminimit serb ndaj kosovarëve. Imer Bytyqi ishte një nga qindra pjesmarrës në këto demostrata, dhe jo vetë një nga të shumtët të rinj asokohe, që nuk u pajtuan me sistemin, ndaj për këtë arsye ai pati edhe konfrontime verbale me një nga ish-profesorët e tij serb. Ndaj për t?i shpëtuar arrestimeve nga policia serbe, vendosi të ik largohet drejt Shqipërisë, sëbashku me një nga shokët e të klasës Xhelal Hajdinin. Të dy, mbërritën në Vuthaj të Mal të Zi (zonë kufitare me Shqipërinë). Aty kishin qëndruar si mysafir në familjen e Ramiz Gjonbalajt, ku kishin pushuar për disa ditë. Nga andej ishin nisur nëpërmjet rrugëve nga mali për në Shqipëri.
Gjatë rrugës bashkmoshatari i tij Xhelali me të cilin ishin nisur së bashku u kap nga rojet kufitare shqiptare, në atë kohë Shqipëria një vend i izoluar në kohën e një tjetër regjimi, atij komunist. Shoku i Imerit burgoset për disa ditë dhe më pas kthehet në Kosovë. Ky është një variant i treguar nga Xhelali. Por ka dhe të tjerë versione që shoku i tij tregon. Ndaj ky dëshmitar është pak i besueshëm lidhur me mënyrën sesi është zhdukur Imeri. Ky I fundit nuk u kthye, me gjasa t?i ketë shpëtuar autoritetve kufitare dhe nga ai moment I vitit 1968 familja nuk kishte asnjë informacion për fatin e tij derisa pas shumë vitesh ndryshimi të madh këti e përtej kufijve, në të gjithë kalvarin e historive të mbushura me ngjarje.

Viti 2012.

Në vitin 2012 i shoqëruar nga një djalë i ri Imeri kishte shkuar në vendlindje në Arllat, ku ishte prezantuar si Imer Bytyqi dhe kishte pyetur për familjarët e tij. Makina me të cilën kishte ardhur ishte me targa të Tiranës. Ai ishte interesuar rreth dy ditë në vendlindje për familjen, e cila prej shumë vitesh ishte shpërngulur. Mesa duket për Imerin dhe kthimin e tij në vendlindje kishin mbetur ende të gjalla kujtimet e 44 viteve më parë kur ai shkëputi marrëdhëniet me familjen. I pashpresë për të gjetur gjurmët e familjes, me dy prindër që i la gjallë dhe nuk jetojnë më, ai ishte larguar.

Këtë episod familjarët e mësuan shumë vonë, ndërsa me rikthimin e tij në vendlindje frika se ai nuk ishte gjallë deri atë kohë tashmë nuk ekziston. Për kët...

Recommended