Pa Gjurme- 4 shokë humbin rrugës për në Greqi, familjarët befasohen nga kërkimet
  • 5 years ago
Pjesa e dyte dt 11 Prill Pa Gjurme- 4 shoke humbin rruges per ne Greqi, familjaret befasohen nga kerkimet 26 marsi i vitit 1995 i lidh historitë e zhdukjes se 4 personave në të njëjtën ditë. Aleks Kecani 44 vjec, Flamur Balaj 47 vjec, Agostin Paplekaj 44 vjec si dhe Pavlin Gjergji 47 vjec humbën gjurmët nga i njëjti vend dhe në të njëjtën kohë.

Aleks Kecani ishte një nga 5 fëmijët e Frane dhe Mark Kecanit, familje e cila vendosën të transferohen nga qyteti i Pukës në zonën e Kamzës në Tiranë në vitin 1992. Aty ku ka dhe zanafillën largimi i 4 miqve. Aleksi në atë kohë ishte i fejuar me motrën e shokut të tij Flamur Balajt. Ky i fundit ishte djali i tetë fëmijëve po nga qyteti i Pukës, i cili pasi kishte bërë shkollën e mesme në Lezhë për ekonomik ishte rikthyer në vendlindje për të punuar atje. Ai e bënte shpesh rrugën Pukë-Tiranë pasi e motra e tij Vjollca, shpalli fejesën me shokun e tij Aleksin.

Dy kunetërit ishin të papunë asokohe, Aleksi dhe Flamuri bashkë dhe me një të afërm Pavlin Gjergjin. Ata morën me vete edhe shokun tjetër Agostin Paplekajn, djalin nga Tropoja dhe vendosën që të katërt të niseshin nga mali drejt Greqisë. Destinacioni i tyre ishte Veria. Djemtë u bënë gati, morën ushqime me vete. Nisja u bë datën e 26 marsit të vitit 1995 nga shtëpia e Aleksit në orën 08:00 të mëngjesit nga Kamza. Ai ishte moment i fundit që katër shokët u nisën dhe nuk u kthyen më.

Zhdukja e tyre e mistershme la hije dyshimi tek e fejuara e Aleksit, Vjollca, motra e Flamurit, tek familjarët e 4 djemve për të cilët nuk u mësua asgjë për fatin e asnjërit prej tyre. Asokohe ishin 20 vjeçarë ndërsa sot janë mbi 40 vjecarë. Nuk dihet nëse ata arritën të kalonin kufirin, apo nëse u nisën në destinacionin e paracaktuar.
Recommended