Pa Gjurmë- Konfliktohet me gruan dhe largohet nga shtëpija/Familjarët: Kemi frike nga më e keqja
  • 5 years ago
Pjesa e dyte 13 DHJETOR Historia e sjellë këtë herë në emisionin e ?Pa Gjurmë?, është ajo e Nuiredin Lilës i cili rezulton i humbur që pre 23 tetorit të vitit 2017 dhe familja e kërkon prej një viti për të rënë në gjurmët e tij. 80 vjeçari nga qyteti i Krujës, babai i 4 fëmijëve mban në ankth familjarët të cilët kërkojnë të dinë, të vërtetën rreth fatit të tij. Pas kërkimeve familja ka denoncuar herë pas here dhe në polici humbjen e 80 vjeçarit.Madje ditën e zhdukjes së tij, ka patur dhe një konflikt me bashkëshorten mesditën e së hënës, ditë kjo kur ai ishte larguar në një mot të keq me shi.

Kur fillloi të errësohej familja kupton se largimi i tij nuk ishte si zakonisht, kur ai shkonte në banesën e vjetër për të punuar në shtëpinë e vjetër e për të mbledhur ullinj. Vajza e 80 vjeçarit, Hatixhe Elbasani vendosi të tregonte historinë e trishtë të 80 vjeçarit, në studion e emisionit ?Pa gjurmë? ku rrëfeu ditën e largimit të të atit nga shtëpia, ai nuk kishte patur asgjë me vete dhe as ndonjë mjet identifikimi.

Babai shkoi në shtëpinë e vjetër për të mbledhur ullinj dhe kishte humbur celësin e portes së shtëpisë. Kur kthehet flet me mamanë. Ai iku për të kërkuar celësin dhe nuk u kthue më në shtëpi. Kur filloi të errësohet, ajo ditë ishte ditë me shi, mori edhe çadrën me vete. U bëmë merak e gjithë familje. Shkuam ne spitalin e Krujës, atje nuk ishte dhe më pas shkuam në Policinë e Fushë-Krujës ku i treguam ngjarjen. Atë natë deri nga ora 1 e natës e kemi kërkuar pa pushim, nuk lamë vend pa kërkuar. Të martën me 24 tetor morën një telefonatë, që na tha se e kishte parë në Fushë-Krujë. Pas këtij njoftimi morëm rrugën për në Fushë-Krujë, ku vendosëm edhe postera.

Hatixhe Elbasani, vajza e 80-vjeçarit
Recommended