Stafi i ’Pa Gjurmë’ i komunikon lajmin e vdekjes/ 85-vjecarja e pikëlluar largohet nga Report Tv
  • 3 years ago
Një 85-vjeçare nga Librazhdi erdhi këtë të premte në studion e emisionit ?Pa Gjurmë?, për të rrëfyer pengun e jetës së saj. Duke u kthyer vite pas e ka të vështirë të kujtojë detaje, por ditën kur i shpëtoi vdekjes, pasi lindi vajzën dhe ditën kur foshnja përfundoi në shtëpinë e fëmijës Korçë nuk e harron. Anifja një 48-vjecare asokohe lind vajzën me emrin Merita Lila, në vitin 1972.?Unë kam qenë 48 vjece kur e linda vajzën. E kam lindur në shtëpi. Ishte shumë ftohtë, kushtet nuk ishin të mira. Pasi linda përfundova në spitalin e Librazhdit, në gjendje të rëndë shëndetësore. Vajzën e sapolindur e dërguan në befotrof. Dyshoj se është ende gjallë. Vajza lindi një fëmijë i shëndetshëm. Unë dyshoj është e birësuar?, rrëfen 85-vjecarja.Me pengun që s?e pa më kurrë Meritën, Anifja sot nënë e 4 djemve dhe dy vajzave erdhi në studion e ?Pa Gjurmë? për të mësuar një të vërtetë, që e ka munduar prej vitesh. Fatkeqësisht na u desh që sot t?i komunikum lajmin e hidhur kësaj të moshuare, se vajza nuk jeton më. Sapo u njohëm me këtë histori që na ktheu vite pas, ditën e 28 shkurtit të vitit 1972, kur Merita u lind stafi i ?Pa Gjurmë? nisi menjëherë kërkimet. Pas shumë informacioneve, që u siguruan në një kohë të shkurtër mësuam se, vajza që kërkohej nga nëna në studio, ishte dorëzuar në befotrofin e Korcës më 11 mars të vitit 1972 dhe po atë vit, një muaj më pas, në datën 6 prill kishte ndërruar jetë. Pas komplikacioneve nga një temperaturë e lartë, foshnja ishte dërguar me urgjencë në spitalin rajonal, ku dhe kishte mbyllur sytë përgjithnjë. ?Vdekja është e jona. E ka vënë Zoti vdekjen?, me këto fjalë e mbyll nëna 85-vjecare, pasi mësoi lajmin në studio.

Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 15:00 në ekranin e Report Tv
Recommended