Pa Gjurme- Gjendet pas 9 muajve/Vajza përballet live me familjarët:Më bëtë presion ndaj u largova

  • 4 years ago
Vendosi të humb kontaktet me nënën 9 muaj me radhë, 27-vjeçarja përballet live me tezen: Më bëtë presion ndaj u largova. 'Pa Gjurmë' e lidh edhe me babain nga Kolumbia pas 3 vitesh. Historia e 27-vjecares që u denoncua e humbur vijoi edhe këtë të martë në emisionin 'Pa Gjurmë'. Pasi theu heshtjen 9 muaj, pas kishte humbur kontaktet me familjarët, Rexhina dërgoi në redkasinë e emisionit 'Pa Gjurmë', një ditë më parë një mesazh, ku shkruante se ishte zgjedhja e saj largimi nga shtëpia, duke i kërkuar tezës dhe nënës ta linin të qetë. Pas këtij mesazhi ajo vihet në kontakt me stafin e emisionit 'Pa Gjurmë' , ndërsa mbërrin në ambjentet e Report TV. Me kërkesë të sajën, ajo u paraqit fizikisht, duke dashur të përballet live me tezen nga Italia. Në këtë rrëfimin Rexhina zbulon arsyet, pse vendosi të largohej, duke shprehur dëshpërimin që ka ndjerë, kur nëna dhe tezja i kanë bërë vazhdimisht presion ta lë shtëpinë. Rexhina jetonte që prej vitit 2012 në zonën e 21 dhjetorit në Tiranë në shtëpinë e gjyshes dhe tezes së saj. Bashkë me të vëllanë janë rritur në fshatin SOS, pas divorcit të prindërve vite më parë. Në fillim emisioni u lidh me tezen e saj nga Itali Graciela, kjo e fundit pa e ditur se mbesa kishte mbërritur ne ambjentet e Report TV. 'Kanë urrejtje ndaj njëra-tjetrës, nënë e bij. Fola me motrën një natë më parë. Dhe ajo më tha që Rexhina e urren. Motra është munduar ta marrë në Napoli. Rexhina i rrinte ftohtë nënës së saj. Babai dy herë i ka parë në jetën e tyre. Motra thotë, që i ati i braktisti fëmijët. Për ata fëmijë më shumë kemi bërë ne. Jam e gatshme ta mbaj unë. Të vij të rri tek unë', tha tezjaMenjëherë në studio hyn Rexhina, e cila përmbys çdo fjalë të thënë nga tezja. Ajo mohon kërkesën, madje duke e akuzuar, se për nga presioni i bërë ndër vite, 27-vjecarja kishte marrë vendimin për të humbur gjurmët.Rexhina: Pse je kaq e shqetësuar për mua, kur ti më ke bërë presion që unë të iki nga shtëpia. Pse më nxore në televizior ? Thuaj edhe mamit të dalë këtu në televizior t'ja them edhe asaj para syve. E bën dot?Tezja: Unë të dua Rexhina. Kam bërë për ju shumë. Të kam blerë gjithçkaRexhina: Është dashuri kjo që të blen dhe ta përmend ?Tezja: Shyqyr që je gjallë. Kaq dua unë. Me mamin sqaroi vetë gjërat.

Në fund të emisionit, Rexhina nuk pranoi të shkëmbente numrin me tezen, që e kërkoi, por pranoi të kishte kontakte me babain në Kolumbi, pas 3 viteve kur falë publikimit të kësaj historie në 'Pa Gjurmë' ata i rilidhin sërish. Tezja e Rexhina Behaj denoncoi humbjen e mbesës të premten e kaluar. 5 ditë pasi kërkohej në Pa Gjurmë Rexhina kërkoi vetë të vinte në emison duke zbardhur të gjithë detajet dhe duke sqaruar arsyet e largimit nga shtëpia që nga tetori i vitit të kaluar .

Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv

Recommended