Pa Gjurme- Gjendet pas 15 vitesh emigranti në Greqi/ Përballja me vajzën ..
  • 5 years ago
Pjesa e trete Dt 12 Shkurt Një vajzë që kërkon babain e saj. Kjo është historia që rrëfeu në studion e "Pa Gjurmë" Ambra, e cila deri sot ka jetuar pa babain e saj të zhdukur dhe më një nënë e cila u nda nga i ati vite pas, nga zhdukja e tij. Ilir Gjoka e kishte bërë shumë herët rrugën drejt Greqisë. Fëmijët erdhën në jetë njëri pas tjetrit dy djemtë dhe një vajzë, Afrimi, Ambra dhe Dilaveri. Marrëdhëniet mes çiftit nuk ishin të mira, qysh në fillim pasi Iliri ishte konsumues i alkolit. Familja jetonte në Librazhd, ndërsa Selimja merrej me punë bujqësore.

Bashkëshorti Iliri bën gati dokumentat që të tërhiqte familjen e tij në Greqi në vitin 2002. Por diçka nuk shkoi siç duhej dhe Iliri nuk mundi dot t'i merrte. Komunikimi me të ishte një herë në muaj dhe përgjigjja e shpeshtë e babait te tre fëmijëve ishte se do të kthehej shpejt. Ishte bërë e zakonshme që Iliri të kthehej një herë në tre muaj, të qëndronte pak dhe të largohej përsëri.

Në atë kohë Selimja dëgjon të flitej për një martesë të dytë, që Iliri mund të kishte me një shtetase të huaj. Një i afërm i tyre pretendon se e kishte parë Ilirin shoqëruar me një fëmijë. Këto zëra, që qarkullonin lart e poshtë i kishin shkuar në vesh edhe fëmijëve të tyre, ndërsa Ambra, 24 vjecarja nuk e përjetonte mire, pasi edhe i ati nuk ishte shumë i rregullt në komunikimin me ta, ai merrte gjithnjë e më rralllë në telefon.

Kjo ngriti dyshimet e para tek familja në Shqipëri. E ëma shpesh i gjente fëmijët të mërzitur dhe të përlotur. Ishte viti 2004 kur babai i takon për të fundit herë fëmijët e tij. Ai u largua drejt Greqisë për në Kavalla, nga ajo periudhë ai ndërpreu çdo lloj komunikimi. Askush nuk e pa më, por askush tjetër nuk e provoi një të vërtetë të mundshme se Iliri mund të kishte krijuar një familje tjetër.
Recommended