Pa Gjurme- Rrëfimi tronditës/ Emigranti piktor u vra nga shoku i fëmijërisë, i mori lekët e pikturës
  • 5 years ago
Emisioni Pa Gjurme dt 3 Korrik Pjesa e pare Do më falësh për shqetësimin ...Se, kur humb djalin, vëllain dhe njeriun me të shtrejtë të zemrës s'të zinte gjumi asnjë herë rehat .!

Kështu e nis rrëfimin e saj motra e Beharit. Vëllai i saj u nis atë fund korriku të vitit 1991, nga Kurbini i Lacit drejt Greqisë. Mehmeti nga Mamurrasi një kushëri i Beharit u bë sebep që Behari të emigronte.

Edhe pse prindërit nuk donin që djali i tyre të shkonte në Greqi. Behari ishte një artist.

Ai niset për në Greqi pa i treguar të atit, Halilit. Madje ky i fundit kishte folur me Mehmetin që të mos e merrte me vete djalin e tij, pasi nuk kishte arsye dhe se nga ana ekonomike ishin mirë në atë kohë.

Pavarësisht kësaj Mehmeti ia kishte mbushur mendjen Beharit dhe bashkë me një tjetër shok nga Mamurrasi që quhej ( Riza Shani- do te hiqet mbiemri) me origjine nga Kosova nisen të tre rrugës drejt Greqisë.

Mehmeti ndahet me dy të tjerët në Sardinia të Greqisë duke lënë në mes të rrugës Beharin dhe Rizain. Mehmeti merr drejtimin për në Kretë.Dëshira e madhe e Beharit ishte të afirmohej si artist dhe për këtë kishte marrë me vete një pikturë dhe një lahutë të gdhendur në dru nga duart e tij.

Punimet të cila ia merr Mehmeti, arsye për të cilën familjarët nuk dijnë të thënë asgjë. Dëshmi e cila vjen nga një zotëri që kishte strehuar dy rrugëtarët atë natë, ndërsa nga Behari kishte mësuar braktisjes nga Mehmeti, zhgenjimin ndaj tij e më pas rrëmbimin e ëndrrës së Beharit, pasi i mori nga duart gjërat e tij të shtrenjta.
Recommended