"Gruaja do bukë dhe dru", rrëfimi tronditës i një gruaje të dhunuar nga ish-bashkëshorti
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni investigativ "BOOM" në Rtv Ora News solli mbrëmjen e sotme rrëfimin e një gruaje e cila është dhunuar barbarisht nga ish-bashkëshorti i saj.

U deshën vetëm pak kohë nga martesa me shtetasin kosovar, që 37-vjeçarja nga Shkodra të kuptonte që ai është njeri i dhunshëm.

Martesa e kryer në vitin 2011, përfundoi katër vite më pas.

Rrëfimi i kësaj gruaje dhe nëne është tejet prekës, por njëkohësisht një realitet i trishtë që flet për dhunën e ushtruar shpesh ndaj grave dhe vajzave.

Denoncuesja: Jam martuar në 2011 me një shtetas kosovar me shkuesi. Njohja shkoi rreth një muaj. Jeta me të ishte e keqe, më ka torturuar nga fillimi. Më ka rrahur, më ka lënë pa ngrënë. Thoshte kështu e kemi ne në Kosovë, me ju dhënë me hëngër dhe me i rrah mbrapa. Mendoja të vras veten. Para divorcit më ka dhunuar keq, përfundova në koma.

Kam një djalë 7 vjeç me të, gjykata më ka dhënë kujdestarinë, ka pasaportë të shtetit shqiptar dhe dokumetacionin këtu komplet. Punonte ai dhe unë.Punonim në ara, vilnim luleshtrydhe për 20 euro dhe me ngrënë dhe me fjet te nënshkalla e pronarit.Në darkë bashkëshorti ikte, unë jo.Dilte në qytet dhe harxhonte lekët me shokët e vet.Për të bërë dush, ngrohnim ujin në diell.Mund të rrinim dhe me nga 10 ditë pa larë.Lekët edhe të miat i merrte bashkëshorti. Dhunonte dhe djalin për gjëra koti, edhe sikur ti lëvizje televizorin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/gruaja-do-buke-dhe-dru-rrefimi-trondites-i-nje-gruaje-te-dhunuar-nga-ish-bashkeshorti
Recommended