'Pa gjurmë' gjen të miturin e humbur në Shkodër, vajza kontakton në Greqi me babain pas 15 vitesh
  • 5 years ago
Gjendet në Shkodër Kristjan Ndoj, i mituri që kisht humbur çdo kontakt me familjen e tij prej 22 dhjetorit të vitit 2018. I mituri u gjet pas denoncimit të rastit në emisionin "Pa Gjurmë" në Report Televizion. Gjatë kësaj kohe i mituri kishte lypur, ku me paratë e marra blinte ushqime. Babai më herët deklaroi në emision se disa të rritur e kishin marrë peng djalin e tij, duke e mësuar se nuk duhej të kthehej në shtëpi, por si djali i vogël, ashtu edhe babai, Pali, nuk bënë publik asnjë nga emrat e personave të rritur që kanë sjellë këtë ndikim tek fëmija i tyre.Një vajzë që kërkon babain e saj. Kjo është historia që rrëfeu në studion e "Pa Gjurmë" Ambra, e cila deri sot ka jetuar pa babain e saj të zhdukur dhe më një nënë e cila u nda nga i ati vite pas, nga zhdukja e tij. Ilir Gjoka e kishte bërë shumë herët rrugën drejt Greqisë. Fëmijët erdhën në jetë njëri pas tjetrit dy djemtë dhe një vajzë, Afrimi, Ambra dhe Dilaveri. Marrëdhëniet mes çiftit nuk ishin të mira, qysh në fillim pasi Iliri ishte konsumues i alkolit. Familja jetonte në Librazhd, ndërsa Selimja merrej me punë bujqësore.

Bashkëshorti Iliri bën gati dokumentat që të tërhiqte familjen e tij në Greqi në vitin 2002. Por diçka nuk shkoi siç duhej dhe Iliri nuk mundi dot t'i merrte. Komunikimi me të ishte një herë në muaj dhe përgjigjja e shpeshtë e babait te tre fëmijëve ishte se do të kthehej shpejt. Ishte bërë e zakonshme që Iliri të kthehej një herë në tre muaj, të qëndronte pak dhe të largohej përsëri.
Recommended