“Pa gjurmë” në Report TV gjen 77-vjeçarin e humbur, gruaja ‘e mbyt’ me puthje dhe përqafime
  • 5 years ago
Alfons Staka është personi i parë që është gjetur nga emisioni ?Pa gjurmë?që transmetohet çdo ditë në Report Tv. Një zotëri nga Fieri ka dhënë vendndodhjen e saktë të 77-vjeçarit, i cili kërkohej prej katër ditësh. Personi që dha informacionin ka rrëfyer për ?Pa gjurmë? se i moshuari ndodhej prej dy ditësh në hotelin e tij.

Stafi i emisionit u lidh menjëherë me Stakan dhe e morën me makinën e ?Report Tv?, për ta dërguar në shtëpi ku gruaja e tij, Lezjana e priste e dëshpëruar. Alfonsi ka treguar se si humbi më datë 31 tetor. I moshuari u shpreh për gazetaren Odeta Dume se humbi duke shkuar në Fier.?Koka bën, koka pëson,?- thotë 77-vjeçari.

?Shkova në Fier për një problem timin personal, s?kisha as cellular. Unë se mbaj mend as numrin e telefonit të gruas,?- shpreh ai më tej.

Gazetarja Odeta Dume e dërgoi në shtëpi, duke surprizuar Lezjanën e cila nuk kishte dijeni për gjetjen e bashkëshortit të saj. Në momentin që e pa Alfonsin, bashkëshortja e të moshuarit ju drejtua dhe e puthi, teksa dëgjohet që i thotë vazhdimisht ?Shpirti im?.

Çifti është përqafuar mes lotësh dhe Staka i ka premtuar gruas së tij të bukur se nuk do ta lërë më asnjëherë. ?Jam më i lumturi në botë që u ktheva në shtëpi,?- tha 77-vjeçari.
Recommended