Pa Gjurmë- Niset emigrant në Greqi, telefonata e fundit e 26 vjecarit shokon prindërit
  • 5 years ago
Një humbje pa gjurmë na kthen 8 vite pas. Ishte viti 2010 kur i humburi Erjon Gjolena, nga Belshi i Elbasanit u nis drejt Greqisë, sëbashku me mikun e tij Pëllumb Muca, më datë 2 Mars. Ndërsa kaluan në tokën Helene, ilegalisht dhe duke bërë 4 ditë rrugë në këmbë, Pëllumbi sëmuret dhe Erjoni u detyrua ta nxirrte në rrugën kryesore për t?ja dorëzuar policisë. Pas ketij moment asokohe 18 vjecari shkëputet gjatë udhëtimit duke humbur kontaktet me mikun e tij..

Me destinacion një zonë që ndodhet dy orë larg nga Katerini, Erjoni mbërrin shëndoshë e mirë. Në këtë moment ai merr në telefon Arditin vëllain e tij, duke i thënë se gjithcka është mirë dhe se ai po mundohet të gjej një punë. Kjo është arsyeja që Arditi kërkon vëllanë në emisionin Pa gjurmë, pasi për Erjonin që sot është 26 vjec nuk dihet më asgjë për fatin e tij.
Recommended