Lacjani mban ’peng’ Klement Lezon/Mbërrin video në ‘Pa Gjurmë’, ngjashmëria me të birin shokon nënën
  • 4 years ago
Një djalë nga Laçi mban ?peng? zhdukjen e mistershme të Klement Lezos. Ishte 16 vjec në atë kohë kur u zhduk më 9 korrik të vitit 1992 nga Greqia, ku kishte emigruar dhe njihej me emrin Nikos. Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Berati nëna e tij Asije Lezo, rrëfen këtë histori të 28 viteve më parë, ndërsa nuk ka asnjë informacion lidhur me fatin e të birit. Ajo kujton telefonatën kur i dëgjoi për herë të fundit zërin të birit.
?Në telefonatën e fundit më tha se, sapo ishte kthyer nga puna, dhe se ishte me një djal nga Laçi, me të cilin punonin në furnizim mallrash. Nuk e mësuam kurrë identitetin e shokut nga Laçi. Ne kemi kërkuar në Interpol dhe tek Kryqi i Kuq, por pa rezultat. Në Greqi shkoi daja i Klementit për të kërkuar. Ai ka takuar pronarin, i cili tha se mori pagën dhe e nisa për në Shqipëri, sepse Klementi ishte shprehur se kishte nënën sëmurë me zemër. Nuk e dimë kohën se kur ishte nisur për t?u kthyer. Nuk arritëm te zbulonim asgjë në lidhje me fatin e tij. Djali ishte i drejtë shumë punëtor. Unë si nënë dyshoj vetëm tek shoku i tij laçjan. Një djalë të vetëm kisha dhe dua të di vetëm që është mirë?. Gjatë transmetimit live një video, ku dyshohej se ishte Klement Lezo, mbërriti në redaksinë e ?Pa Gjurmë?. Për shkak të ngjashmërisë dhe përkimit me moshën aktuale të Klementit që sot është 44 vjec, por edhe një përkim me emrin e tij një dëshmitare pretendoi se bëhej fjalë për personin që kërkohej. Kjo video la të shtangur edhe vetë nënën e tij, i pari imazh ngajshmërie që ajo pa 28 vite pas humbjes së të birit. Në një lidhje dëshmitarja tha se ky person jetonte në Korçë dhe se ishte kthyer nga Greqia, duke bërë jetën e endacakut. Por menjëherë pas publikimit të kësaj video ku dukej një zotëri rreth të 40-ve, me probleme të shëndetit mendor u arrit të verifikohej në kohë rekord, se nuk bëhej fjalë për Klement Lezon që kërkohej në ?Pa Gjurmë? por për një tjetër përson që kishte ngjashmëri me të.

Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
Recommended